BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/8 f. 8
  • Në detin e Galilesë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në detin e Galilesë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Material i ngjashëm
  • Varka e Galilesë​—Thesar nga kohët biblike
    Zgjohuni!—2006
  • Jezui mund të na mbrojë
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Në një ishull, pasi fundoset anija
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jezui qetëson një stuhi në det
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/8 f. 8

Në detin e Galilesë

NJË tregim i dokumentuar te Marku 4:35-41 na thotë se Jezui dhe dishepujt e tij i hipën një barke për të kaluar në anën tjetër të detit të Galilesë. Aty lexojmë: «Tani, shpërtheu një tufan i egër e i fortë dhe dallgët vazhdonin të përplaseshin me barkën, aq sa barka gati po mbushej. Por ai [Jezui] ishte në kiç, duke fjetur mbi një jastëk.»

Ky është i vetmi rast që në Bibël gjendet kjo fjalë greke, që përkthehet «jastëk». Prandaj studiuesit nuk e dinë kuptimin e saktë të kësaj fjale, siç përdoret këtu. Në shumicën e Biblave kjo fjalë është përkthyer «jastëk» ose «nënkresë». Por, për çfarë bëhet fjalë? Në gjuhën origjinale, Marku e përdor fjalën jastëk në trajtën e shquar, e kjo të jep idenë që ishte mes pajisjeve të barkës. Zbulimi i një barke në vitin 1986, afër detit të Galilesë, hodhi dritë për një kuptim të mundshëm të kësaj fjale greke që përdori Marku.

Nga kërkimet ka dalë se barka 8-metërshe vihej në lëvizje nga velat e rremat. Ajo përdorej për peshkim dhe në kiç kishte një vend ku mbahej rrjeta tratë, një rrjetë e madhe dhe e rëndë. Mbetjet e kësaj barke datojnë midis vitit 100 p.e.s. dhe vitit 70 të e.s. dhe ka të ngjarë që paraqesin të njëjtin tip barke që përdori Jezui dhe dishepujt e tij. Shelli Vaksmani, që drejtoi gërmimet arkeologjike për zbulimin e barkës, shkroi librin Barka e detit të Galilesë​—Një zbulim i jashtëzakonshëm 2.000-vjeçar (anglisht). Ai hedh mendimin që «jastëku» ku fjeti Jezui, ishte një thes me rërë, që përdorej si balast. Një peshkatar nga Jafa, që ka përvojë në peshkimin me rrjetat tratë, tha: «Kur isha i ri, barkat në të cilat punoja në detin Mesdhe, gjithmonë kishin një a dy thasë me rërë. . . . Thasët mbaheshin në bord si balast ndërsa, kur nuk i përdornim, i vinim nën kiç. Pra, në qoftë se dikush ishte i lodhur, ai mblidhej kruspull nën kiç, e vinte thesin me rërë në vend të jastëkut dhe flinte.»

Shumë studiues besojnë se Marku me përshkrimin e vet donte të thoshte që Jezui fjeti mbi një thes që përdorej si balast e vihej nën kiç, ku ishte pjesa më e mbrojtur e barkës gjatë stuhisë. Pavarësisht se si ka qenë ai jastëk, pika më e rëndësishme është çka ndodhi më pas. Jezui fashiti stuhinë në det, me fuqinë dhe me përkrahjen e Perëndisë. Edhe vetë dishepujt pyetën: «Kush është në të vërtetë ky, që edhe era e deti i binden?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo