BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/6 f. 32
  • «I përndjekur për shkak të besimit»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «I përndjekur për shkak të besimit»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/6 f. 32

«I përndjekur për shkak të besimit»

QYTETI i Çernobios, në veri të Italisë, vendosi në një park një përkujtimore në nderim të atyre që ishin viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut. Një nga pllakat përkujtimore, që u përurua në kujtim të tyre, i kushtohej Narçizo Ritit. I lindur në Gjermani, por me prindër italianë, Riti u bë Dëshmitar i Jehovait në vitet 30 të shekullit të 20-të. Gjatë regjimit nazist, Dëshmitarët e Jehovait u përndoqën, sepse nuk pranonin të vinin Hitlerin mbi Jehovain, Perëndinë e vërtetë.

Kur Gestapoja zbuloi se ai çonte kopje të revistës Kulla e Rojës në kampet e përqendrimit, Riti u arratis në Çernobio. Atje i kërkuan të përkthente në italisht revistën Kulla e Rojës dhe t’ua shpërndante bashkëbesimtarëve që jetonin aty afër. Por veprimtaria e tij energjike nuk mund të shpëtonte pa u diktuar. Një oficer SS dhe ushtarët e tij hynë me forcë në shtëpinë e Ritit, e arrestuan dhe gjetën provat e «krimit»: dy Bibla e disa letra. Ritin e kthyen në Gjermani, e futën në kampin e përqendrimit në Dakau dhe e ekzekutuan pak para se të mbaronte Lufta II Botërore. Në pllakën përkujtimore në Çernobio shkruhet se ai ishte «i përndjekur për shkak të besimit».

Besimi i Narçiso Ritit dhe i qindra e qindra Dëshmitarëve të Jehovait që ishin viktima të përndjekjes naziste, është një inkurajim për të krishterët e sotëm që t’i qëndrojnë besnikë Jehovait, të vetmit Person në univers që meriton adhurimin e tyre. (Zbulesa 4:11) Jezui tha: «Lum ata që janë persekutuar për hir të drejtësisë.» Perëndia nuk do t’i harrojë veprat e tyre dhe do t’i bekojë për sjelljen e tyre të guximshme.​—Mateu 5:10; Hebrenjve 6:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo