BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 1/6 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Material i ngjashëm
  • Ndihmë nga engjëjt e Perëndisë
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • «Fjala e Jehovait përhapej»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Si ndikojnë engjëjt te njerëzit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • A ke një engjëll mbrojtës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 1/6 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Pse, kur dëgjuan që te porta ishte Pjetri i burgosur, dishepujt thanë: «Është engjëlli i tij.»​—Veprat 12:15.

Dishepujt mund të kenë menduar gabimisht se te porta ishte një lajmëtar engjëllor që përfaqësonte Pjetrin. Le të shqyrtojmë kontekstin e këtij shkrimi.

Pjetri ishte arrestuar me urdhër të Herodit, i cili tashmë kishte vrarë Jakovin. Prandaj, dishepujt kishin arsye të forta për të menduar se edhe Pjetri do të pësonte të njëjtin fund. Atë e kishin lidhur me zinxhirë dhe e ruanin me katër turne, me nga katër ushtarë secili. Por një natë, një engjëll e çliroi dhe e nxori nga burgu Pjetrin me anë të një mrekullie. Kur më në fund e kuptoi se ç’po ndodhte, Pjetri tha: «Tani e di me të vërtetë që Jehovai dërgoi engjëllin e tij dhe më çliroi nga dora e Herodit.»​—Veprat 12:1-11.

Menjëherë, Pjetri shkoi në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjon Markut, ku ishin mbledhur shumë dishepuj. Kur trokiti te porta e jashtme, një shërbëtore me emrin Rode doli për të parë kush trokiste. Me të njohur zërin e Pjetrit, ajo nuk i hapi portën, por vrapoi t’u thoshte të tjerëve. Në fillim, dishepujt nuk arrinin ta besonin se te porta ishte Pjetri. Gabimisht menduan: «Është engjëlli i tij.» ​—Veprat 12:12-15.

Mos vallë dishepujt besonin që Pjetri ishte vrarë dhe që tani fryma e tij kishte lënë trupin dhe ishte te porta? S’mund të ketë qenë kështu, pasi ithtarët e Jezuit e dinin të vërtetën që thoshin Shkrimet për të vdekurit, pra që ata «nuk dinë asgjë». (Predikuesi 9:5, 10) Atëherë, çfarë do të kenë pasur ndër mend dishepujt kur thanë se ‘ishte engjëlli i tij’?

Dishepujt e Jezuit e dinin se, gjatë gjithë historisë, engjëjt i kishin ndihmuar individualisht shërbëtorët e Perëndisë. Për shembull, Jakobi foli për ‘engjëllin që e kishte çliruar nga çdo e keqe’. (Zanafilla 48:16) Gjithashtu, pasi kishte marrë një fëmijë të vogël dhe e kishte vënë në mes të tyre, Jezui u tha ithtarëve të tij: «Kini kujdes se mos përbuzni një prej këtyre të vegjëlve; sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiell shohin gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiell.»​—Mateu 18:10.

Është interesante se Përkthimi fjalë për fjalë i Biblës së Shenjtë nga Jangu (anglisht), fjalën aggelos («engjëll») e përkthen «lajmëtar». Duket se disa judenj besonin që çdo shërbëtor i Perëndisë kishte engjëllin e vet ose, me fjalë të tjera, një «engjëll mbrojtës». Sigurisht, kjo pikëpamje nuk mësohet drejtpërdrejt në Fjalën e Perëndisë. Gjithsesi, ka mundësi që, kur dishepujt thanë: «Është engjëlli i tij»,​—po mendonin se te porta ishte një lajmëtar engjëllor që përfaqësonte Pjetrin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo