BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 15/9 f. 32
  • ‘Kërkoni atë që e meriton’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Kërkoni atë që e meriton’
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 15/9 f. 32

‘Kërkoni atë që e meriton’

NË SHEKULLIN e parë të e.s., Damasku ishte një qytet i begatë. Me kopshtet që e rrethonin, ishte si një oazë për karvanët që vinin nga vendet në lindje të tij. Jo shumë kohë pas vdekjes së Jezu Krishtit, në Damask u formua një kongregacion i krishterë. Në atë kongregacion kishte edhe judenj që ndoshta ishin bërë ithtarë të Jezuit gjatë Festës së Ditës së Pesëdhjetë, të mbajtur në Jerusalem në vitin 33 të erës sonë. (Veprat 2:5, 41) Disa dishepuj nga Judea mund të kenë shkuar në Damask kur lindi përndjekja pas vrasjes me gurë të Stefanit.​—Veprat 8:1.

Ndoshta aty rreth vitit 34 të erës sonë, një i krishterë nga Damasku me emrin Anania mori një caktim të pazakontë. Zotëria i tha: «Ngrihu, shko në rrugën që quhet e Drejtë dhe kërko në shtëpinë e Judës një njeri nga Tarsi që quhet Saul. Sepse ja, ai po lutet.»​—Veprat 9:11.

Rruga që quhej e Drejtë ishte rreth një kilometër e gjysmë e gjatë dhe kalonte nga qendra e Damaskut. Nga kjo gdhendje e shekullit të 19-të që kemi në këtë faqe, mund të përfytyrojmë se si ishte kjo rrugë në kohët e lashta. Për shkak të mënyrës si ishte ndërtuar ajo, Ananisë mund t’i jetë dashur të kërkojë njëfarë kohe derisa të gjente shtëpinë e Judës. Por në fund e gjeti shtëpinë dhe nga kjo vizitë e tij, Sauli u bë apostulli Pavël, një lajmëtar i zellshëm i lajmit të mirë.​—Veprat 9:12-19.

Kur i kishte dërguar dishepujt, Jezui u kishte thënë ‘të kërkonin ata që e meritonin’ lajmin e mirë. (Mateu 10:11) Nga sa duket, që të gjente Saulin, Anania kërkoi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ashtu si Anania, Dëshmitarët e Jehovait me kënaqësi kërkojnë ata që e meritojnë lajmin e mirë të Mbretërisë dhe gëzohen kur njerëzit e pranojnë atë. Çdo përpjekje që bëhet për t’i gjetur këta njerëz ia vlen vërtet.​—1 Korintasve 15:58.

[Figura në faqen 32]

‘Rruga e quajtur e Drejtë’, në ditët tona

[Burimi i figurës në faqen 32]

Nga libri La Tierra Santa, Vëllimi II, 1830

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo