BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 15/8 f. 3-4
  • A kemi nevojë për këshilla të mira?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A kemi nevojë për këshilla të mira?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Material i ngjashëm
  • Të gjejmë këshillat më të dobishme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Sikur martesa të jetë në buzë të thyerjes
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Katër gjëra që duhet të dish për divorcin
    Zgjohuni!—2010
  • «Vërua veshin fjalëve të të mençurve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 15/8 f. 3-4

A kemi nevojë për këshilla të mira?

SHUMË veta sot mendojnë se e kanë aftësinë për të dalluar të mirën nga e keqja dhe se kanë të drejtë të bëjnë ç’të duan. Të tjerë thonë se çdo gjë është e mirë, nëse të bën të ndihesh mirë. Martesa dhe jeta familjare, të cilat prej shumë kohësh konsideroheshin themelet e shoqërisë njerëzore, po ndikohen tmerrësisht nga këto pikëpamje.​—Zanafilla 3:5.

Shikoni ç’ndodhi me Veronikën,a që jeton në Meksikë. Ajo thotë: «Pak para përvjetorit të 15-të të martesës, im shoq më tha se kishte lidhje me një grua tjetër. Më tha se do të më linte e do të shkonte me atë, meqë ishte më e re dhe e bënte të ndihej më mirë. Mendimi që im shoq, të cilin e konsideroja shokun tim më të mirë, nuk do të ishte më përkrah meje më tronditi thellë. Gjithnjë kisha menduar se gjëja më e dhembshme do të ishte vdekja e njerëzve të dashur. Por, për mua tradhtia bashkëshortore ishte edhe më e dhembshme, sepse jo vetëm humba atë që doja shumë, por ai vazhdonte të bënte gjëra që më lëndonin.»

Një situatë tjetër është ajo e një 22-vjeçari, i cili tashmë është divorcuar dhe ka një djalë, por nuk dëshiron të pranojë përgjegjësitë që ka si baba. Pret që nëna e tij të kujdeset për të dhe për nipin e vogël. Nëse ajo nuk është dakord me të gjitha kërkesat e tij, ai zemërohet dhe e sulmon me fjalë, si një fëmijë tekanjoz. E ëma ndihet e pashpresë përballë kësaj sjelljeje ofenduese.

Këto nuk janë raste të rralla. Ndarja ligjore dhe divorci po shtohen kudo. Shumë fëmijë e kanë provuar ç’do të thotë që njëri nga prindërit ikën nga shtëpia për të filluar një jetë të re. Disa të rinj e kanë humbur plotësisht respektin për të tjerët, qoftë edhe për prindërit e tyre, dhe sillen në mënyra që në të kaluarën as do t’i kishim marrë me mend. Eksperimentet seksuale, abuzimi me drogën, të rinj që kryejnë sulme dhe fëmijë që vrasin mësuesit a prindërit janë bërë gjëra të zakonshme në shumë vende. E ndoshta e keni vënë re se rritja e fëmijëve dhe martesa nuk janë të vetmet fusha ku ka vështirësi në botën e sotme.

Kur shohim këto gjëra që po ndodhin, mund të pyesim veten çfarë i ka ndodhur shoqërisë sonë. Nëse njerëzit vërtet e dallojnë të mirën nga e keqja, pse ka kaq shumë probleme që nuk po zgjidhen? A kemi nevojë për këshilla të mira? A ka ndonjë burim ku të marrim këshilla të tilla të mira, një burim që të ketë treguar se është i besueshëm? Ndonëse shumë thonë se besojnë te Perëndia dhe te Fjala e tij e shkruar, nuk duket se kjo ndikon në vendimet që marrin. Por, çfarë dobie mund të nxjerrim kur kërkojmë dhe marrim këshilla nga Perëndia? Le ta shohim këtë në artikullin vijues.

[Shënimi]

a Emri është ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo