BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 1/8 f. 32
  • «Do të donim t’i thoshim: ‘Po!’»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Do të donim t’i thoshim: ‘Po!’»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 1/8 f. 32

«Do të donim t’i thoshim: ‘Po!’»

KOHËT e fundit, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Nigeri mori një letër që pjesërisht thotë:

«Djali ynë, Andersoni, vdiq në moshën 14-vjeçare. Para se të vdiste, kishte marrë dy pula që t’i rriste. Donte t’i shiste dhe pastaj t’i dërgonte paratë në zyrën e degës si kontribut për veprën mbarëbotërore të predikimit. Por vdiq më përpara dhe pulat ishin ende të vogla.

Duke pasur parasysh këtë dëshirë të tij, ne prindërit e tij i rritëm pulat dhe i shitëm. Po jua dërgojmë paratë si një kontribut nga ana e Andersonit. Falë premtimit të Jehovait ne jemi të sigurt se shpejt, shumë shpejt, do ta shohim prapë Andersonin. Do të donim t’i thoshim: ‘Po!’, kur të na pyeste a ia plotësuam dëshirën. Me të vërtetë, mezi presim të shohim prapë jo vetëm Andersonin, por edhe ‘renë e madhe të dëshmitarëve’ që do të ringjallen.»​—Hebrenjve 12:1; Gjoni 5:28, 29.

Siç e tregoi në mënyrë të qartë letra e mësipërme, besimi në ringjalljen është një shpresë që i mbështet të krishterët e vërtetë. Sa të gëzuara do të jenë miliona familje kur, ashtu si familja e Andersonit, do të mirëpresin njerëzit e tyre të dashur që i kanë humbur për shkak të armikes vdekje!​—1 Korintasve 15:24-26.

Fjala e Perëndisë e paraqet këtë shpresë ngushëlluese të ringjalljes si një nga gjërat e shumta të mrekullueshme që do të plotësohen së shpejti në botën e re e të drejtë, nën Mbretërinë e Perëndisë. (2 Pjetrit 3:13) Duke shpjeguar çfarë do të bëjë Perëndia për njerëzit në atë kohë, Bibla thotë: «Ai do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.»​—Zbulesa 21:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo