BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 1/8 f. 32
  • «Në derën tonë trokitën dy veta»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Në derën tonë trokitën dy veta»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 1/8 f. 32

«Në derën tonë trokitën dy veta»

«KANË kaluar dy vjet që kur ndiem një pikëllim të thellë, për humbjen e vajzës tonë të vogël.» Kështu fillon një letër e botuar në gazetën Le Progres të qytetit Sent-Etien në Francë.

«Melisa ishte tremuajshe dhe vuante nga çrregullimi i tmerrshëm i quajtur sindroma e Eduardit. Kurrë nuk e merr krejtësisht veten nga një tragjedi e tillë, që duket kaq e padrejtë. Edhe pse ishim rritur si katolikë, na mundonte vazhdimisht mendimi: ‘O Zot, nëse ekziston, pse i lejon të ndodhin këto gjëra?’» Patjetër, nëna që shkroi këtë letër ndihej e dëshpëruar dhe pa mbështetje. Letra e saj vazhdon:

«Pak kohë pas këtyre ngjarjeve, në derën tonë trokitën dy veta. Menjëherë kuptova se ishin Dëshmitare të Jehovait. Isha gati për t’i larguar me mirësjellje, por pastaj vura re një broshurë që po ofronin. Ajo shpjegonte përse i lejon Perëndia vuajtjet. Kështu që vendosa t’i lija të hynin për t’ua hedhur poshtë argumentet e tyre. Mendoja se familja ime kishte vuajtur shumë dhe që kishim dëgjuar mjaft shprehje të tilla, si: ‘Zoti na e dha, Zoti na e mori’. Dëshmitaret ndenjën pak më shumë se një orë. Më dëgjuan me shumë dhembshuri dhe kur po iknin, u ndjeva kaq mirë, saqë pranova një vizitë tjetër. Kjo ndodhi para dy vjetësh. Nuk jam bërë Dëshmitare e Jehovait, por fillova të studioja Biblën me ta dhe ndjek mbledhjet e tyre sa më shpesh që të mundem.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo