BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 1/7 f. 8
  • Lloji më fisnik i dashurisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lloji më fisnik i dashurisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Material i ngjashëm
  • A ndjek dashurinë, ‘udhën që i tejkalon të tjerat’?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Dashuria (Agape): Çfarë nuk është dhe çfarë është ajo
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • «Mbi të gjitha, kini dashuri të zjarrtë»
    Qëndroni vigjilentë!
  • «Ai na deshi i pari»
    T’i afrohemi Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 1/7 f. 8

Lloji më fisnik i dashurisë

NË SHUMICËN e rasteve në Shkrimet e Krishtere Greke ose Dhiata e Re, fjala «dashuri» është përkthim i fjalës greke agape.

Vepra e referimit Mendjehollësi mbi Shkrimeta, duke shpjeguar domethënien e fjalës agape, thotë: «[Agape] nuk është sentimentalizëm, nuk bazohet thjesht në përzemërsinë personale, siç mendohet zakonisht, por është një dashuri që bazohet në një zgjedhje të vetëdijshme të individit, i cili e konsideron atë si një parim, si një detyrë dhe si një mënyrë të duhur sjelljeje. Është një dashuri ku dikush kërkon me gjithë zemër të mirën e tjetrit, sipas asaj që është e drejtë. Agape (dashuria) i kapërcen armiqësitë personale, duke mos lejuar që ato ta bëjnë një individ të braktisë parimet e drejta dhe të hakmerret.»

Agape mund të përfshijë gjithashtu një ndjenjë të thellë. Apostulli Pjetër këshilloi: «Kini dashuri [agape] të zjarrtë për njëri-tjetrin.» (1 Pjetrit 4:8) Pra, mund të thuhet se agape përveç mendjes përfshin edhe zemrën. Pse të mos shqyrtoni disa shkrime që tregojnë fuqinë dhe shtrirjen e këtij lloji fisnik të dashurisë? Mund të jenë të dobishme referimet vijuese: Mateu 5:43-47; Gjoni 15:12, 13; Romakëve 13:8-10; Efesianëve 5:2, 25, 28; 1 Gjonit 3:15-18; 4:16-21.

[Shënimi]

a Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo