BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 15/6 f. 30
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Material i ngjashëm
  • Ji syçelë​—Satanai do që të të gllabërojë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Njihe armikun tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Satanai
    Zgjohuni!—2013
  • Kush është Satanai? A ekziston vërtet?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 15/6 f. 30

Pyetje nga lexuesit

A ka Satana Djalli aftësinë për të lexuar mendjen e njerëzve?

Ndonëse nuk mund të jemi dogmatikë, duket se as Satanai, as demonët e tij nuk e kanë aftësinë për të na lexuar mendimet.

Shqyrtoni emrat përshkrues që i janë vënë Satanait. Ai quhet Satana (Kundërshtar), Djall (Shpifës), Gjarpër (sinonim me Mashtrues), Tundues dhe Gënjeshtar. (Jobi 1:6; Mateu 4:3; Gjoni 8:44; 2 Korintasve 11:3; Zbulesa 12:9) Asnjë nga këta emra përshkrues nuk nënkupton që Satanai ka aftësinë për të lexuar mendjet.

Nga ana tjetër, krejt ndryshe me këtë, Perëndia Jehova përshkruhet si «ai që shqyrton zemrat». (Proverbat [Fjalët e urta] 17:3, BR; 1 Samuelit 16:7; 1 Kronikave 29:17) Te Hebrenjve 4:13 thuhet: «Nuk ka krijesë që të mos jetë e dukshme përpara tij [Jehovait], por të gjitha gjërat janë lakuriq dhe fare sheshit në sytë e atij, të cilit kemi për t’i dhënë llogari.» Nuk na habit fakti që Jehovai i ka dhënë Birit të tij, Jezuit, aftësinë për të shqyrtuar zemrat. Jezui i ringjallur tha: «Unë jam ai që shqyrton veshkat dhe zemrat dhe do t’ju jap juve individualisht sipas veprave tuaja.»—Zbulesa 2:23.

Bibla nuk thotë që Satanai është në gjendje të shqyrtojë zemrën dhe mendjen e njerëzve. Kjo është e rëndësishme, pasi apostulli Pavël na siguron se të krishterët ‘nuk janë në padije të intrigave të Satanait’. (2 Korintasve 2:11) Prandaj, s’duhet të kemi frikë se mos Satanai ka ndonjë aftësi të jashtëzakonshme për të cilën ne s’dimë gjë fare.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Kundërshtari ynë nuk mund t’i diktojë dobësitë dhe pikat tona të dobëta. Satanai ka pasur në dispozicion shekuj të tërë për të studiuar sjelljen e njerëzve. Ai s’ka nevojë të jetë në gjendje të na lexojë mendjen për të dalluar se çfarë sjelljeje kemi, për të vërejtur çfarë zbavitjeje ndjekim ose për të dëgjuar për çfarë gjërash flasim, e kështu me radhë. Edhe shprehjet e fytyrës ose gjestet tona mund t’i tregojnë se çfarë po mendojmë ose po ndiejmë.

Gjithsesi, në përgjithësi Satanai përdor të njëjtat metoda që përdori në kopshtin e Edenit, pra gënjeshtrat, mashtrimin dhe keqinformimin. (Zanafilla 3:1-5) Kuptohet që të krishterët s’duhet të kenë frikë se mos Satanai u lexon mendjen. Por, nga ana tjetër, kanë arsye për të bërë kujdes rreth mendimeve që Satanai mund të përpiqet të futë në mendjen e tyre. Ai do që të krishterët të bëhen «të korruptuar në mendje dhe të zhveshur nga e vërteta». (1 Timoteut 6:5) Nuk habitemi që në botën e Satanait vërshojnë me bollëk informacione dhe zbavitje korruptuese. Për t’i rezistuar këtij sulmi të egër, të krishterët duhet ta mbrojnë mendjen, duke veshur «përkrenaren e shpëtimit». (Efesianëve 6:17) Këtë e bëjnë duke e mbushur mendjen me të vërteta biblike dhe duke shmangur kontaktet e panevojshme me ndikimet jo të shëndetshme të botës së Satanait.

Satanai është një armik shumë i fuqishëm, por s’duhet të kemi frikë të sëmurë prej tij ose prej demonëve të tij. Jakovit 4:7 na siguron: «Kundërvijuni Djallit dhe ai do të ikë nga ju.» Nëse ndjekim këtë këshillë, do të kemi mundësi të themi që Satanai nuk ka fuqi mbi ne, ashtu siç tha Jezui.—Gjoni 14:30.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo