BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 15/5 f. 3
  • Një dokumentim udhëtimi shumë tërheqës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një dokumentim udhëtimi shumë tërheqës
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Material i ngjashëm
  • Dokumentimi i udhëtimit të Noes: A ka domethënie për ne?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • A është vetëm një mit historia e Noesë dhe e Përmbytjes së madhe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Besimi i Noesë dënon botën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Arka e Noesë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 15/5 f. 3

Një dokumentim udhëtimi shumë tërheqës

EKSPLORUESI Riçard E. Bërd kreu pesë ekspedita antarktike nga viti 1928 deri në vitin 1956. Duke mbajtur një ditar dhe një dokumentim të saktë udhëtimi, ai dhe skuadrat e tij arritën të përcaktonin drejtimet e erës, të përgatitnin harta dhe të merrnin shumë informacione për kontinentin e Antarktidës.

Ekspeditat e Bërdit ilustrojnë se sa e vlefshme është të mbash një dokumentim udhëtimi. Në një dokumentim udhëtimi përpilohen hollësirat e një udhëtimi ose të një fluturimi. Ky informacion mund të përdoret më vonë për të shqyrtuar se çfarë ndodhi ose për të analizuar informacione që mund të jenë të dobishme për udhëtimet e ardhshme.

Shkrimet na sigurojnë një tregim shumë tërheqës për Përmbytjen e ditëve të Noes. Ajo Përmbytje mbarëbotërore zgjati më shumë se një vit. Gjatë përgatitjes për Përmbytjen, Noeja, gruaja e tij dhe tre djemtë bashkë me gratë e tyre kaluan 50 ose 60 vjet duke ndërtuar një arkë—një anije të stërmadhe me këto përmasa: 133,5 m x 22,3 m x 13,4 m. Për ç’qëllim? Që të ruanin nga Përmbytja disa njerëz dhe kafshë.—Zanafilla 7:1-3.

Në fakt libri biblik i Zanafillës përmban atë që mund të quhet dokumentimi i udhëtimit të Noes për atë që ndodhi që nga fillimi i Përmbytjes e deri kur ai dhe familja e tij dolën nga arka. A përmban ai dokumentim diçka me domethënie për ne sot?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo