BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 15/4 f. 32
  • Sa e rëndësishme është dashamirësia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa e rëndësishme është dashamirësia?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 15/4 f. 32

Sa e rëndësishme është dashamirësia?

«GJËJA e dëshirueshme në njeriun tokësor është dashamirësia e tij»,​—thotë Bibla. (Proverbat 19:22, BR) Vërtet, veprat e dashamirësisë të motivuara nga dashuria janë shumë të dëshirueshme. Megjithatë në Bibël fjala «dashamirësi» i referohet një dashamirësie që mund të bazohet në një marrëdhënie që tashmë ekzistonte e tillë, si ajo e mbështetur në një akt të mëparshëm dashamirësie të kryer nga individi tjetër. Kështu, ajo përfshin konceptin e besnikërisë.

Mbreti i Judës, Jehoasi, nuk arriti të zhvillonte këtë cilësi të dëshirueshme. Ai i detyrohej shumë hallës dhe Jehojadës, xhaxhait. Kur Jehoasi ishte më pak se një vjeç, gjyshja e tij e ligë e shpalli veten mbretëreshë dhe vrau të gjithë vëllezërit e Jehoasit, të cilët ishin trashëgimtarë për fronin. Megjithatë ajo nuk arriti ta vriste Jehoasin e vogël, sepse halla dhe xhaxhai i tij e fshehën me kujdes. Gjithashtu ata i mësuan Jehoasit Ligjin e Perëndisë. Kur Jehoasi ishte shtatë vjeç, xhaxhai përdori autoritetin e tij si kryeprift për ta ekzekutuar mbretëreshën e ligë dhe për të vendosur në fron Jehoasin.​—2 Kronikave 22:10–23:15.

Jehoasi i ri sundoi si mbret në mënyrë të shkëlqyer deri sa i vdiq xhaxhai, por më pas filloi adhurimin e idhujve. Perëndia dërgoi Zakarinë, i cili ishte biri i Jehojadës, për ta paralajmëruar Jehoasin për apostazinë e tij. Jehoasi bëri që ta vritnin me gurë Zakarinë. Çfarë akti tronditës jobesnikërie kundrejt një familjeje të cilës i detyrohej kaq shumë!​—2 Kronikave 24:17-21.

Bibla thotë: «Mbreti Jehoas nuk e kujtoi dashamirësinë që i kishte treguar Jehojada, ati [i Zakarisë], kështu që ia vrau të birin.» Ndërsa ishte duke vdekur, Zakaria tha: «Jehovai shikoftë dhe kërkoftë!» Në vërtetësi të fjalëve të Zakarisë, Jehoasi u sëmur keq dhe u vra nga shërbëtorët e tij.​—2 Kronikave 24:17-25, BR.

Në vend që të bëhen si mbreti Jehoas, të gjithë ata që ndjekin këshillën e këtij shkrimi do të kenë një të ardhme të bekuar: «Mirësia [dashamirësia, BR] dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; . . . do të gjesh kështu hir . . . në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.»​—Fjalët e urta 3:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo