BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 15/2 f. 32
  • «S’dija shumë për Perëndinë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «S’dija shumë për Perëndinë»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 15/2 f. 32

«S’dija shumë për Perëndinë»

«GJATË vitit të kaluar Dëshmitarët e Jehovait më kanë vizituar dhe më kanë folur për lajmin e mrekullueshëm të Mbretërisë së Perëndisë. Kisha tetë vjet që isha katolik, por s’dija shumë për Perëndinë. Vetëm brenda këtij viti kam mësuar shumë gjëra»,​—shkroi një burrë që jeton në Kerala, Indi. «Më gëzon shumë fakti që Kulla e Rojës botohet në 139 [tani 146] gjuhë,​—vazhdoi ai.​—Është e habitshme që njerëz nga të gjitha grupet gjuhësore po e njohin mesazhin për Perëndinë.»

Ndonëse shumë filozofë pohojnë se është e pamundur ta njohim Perëndinë, apostulli Pavël e bëri të qartë se kjo gjë është e mundur. Duke iu drejtuar një grupi banorësh të Athinës, disa prej të cilëve adhuronin në një altar kushtuar ‘një Perëndie të Panjohur’, Pavli tha: «Atë të cilit ju pa e njohur po i jepni devocion hyjnor, këtë po ju shpall. Perëndia që bëri botën dhe gjithçka në të . . . u jep të gjithëve jetë, frymë dhe gjithçka. Dhe nga një njeri i vetëm ai bëri çdo komb njerëzish, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut.»​—Veprat 17:23-26.

Pavli i nxiti ata që po e dëgjonin ta njihnin Krijuesin, sepse «ai nuk është larg nga secili prej nesh». (Veprat 17:27) Dëshmitarët e Jehovait do t’ju ndihmojnë me kënaqësi që të njihni Perëndinë e vërtetë dhe cilësitë e tij tërheqëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo