BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 1/11 f. 32
  • Të gjithë kemi nevojë të na lavdërojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të gjithë kemi nevojë të na lavdërojnë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 1/11 f. 32

Të gjithë kemi nevojë të na lavdërojnë

ISHTE një ditë e këndshme për vogëlushen. Ndonëse herë të tjera kishte qenë e nevojshme të qortohej, këtë ditë ishte sjellë veçanërisht mirë. Megjithatë, atë natë, pasi vogëlushen e kishin vënë të flinte, mamaja e saj e dëgjoi të qante. Kur e pyeti se përse ishte e trishtuar, ajo me lot në sy duke ngashëryer tha: ‘Nuk kam qenë vajzë e mirë sot?’

Kjo pyetje e theri në zemër të ëmën. Ajo kishte qenë gjithnjë e shpejtë për ta qortuar të bijën. Por tani, megjithëse e kishte vënë re se sa shumë ishte përpjekur vogëlushja të sillej mirë, mamaja nuk i kishte kushtuar vëmendje që t’i thoshte sikur edhe një fjalë çmueshmërie.

Vogëlushet nuk janë të vetmet që kanë nevojë të lavdërohen dhe të ndihen të sigurta. Të gjithë kemi nevojë për këto gjëra, po aq sa kemi nevojë për këshilla dhe qortime.

Si ndihemi kur marrim një lavdërim të përzemërt? A nuk na ngrohet zemra dhe a nuk na e bën ditën më të këndshme? Mbase mendojmë se dikush na kushtoi vëmendje, dikush interesohet për ne. Kjo na jep sigurinë se për atë që bëmë ia vlente çdo përpjekje dhe na motivon të ushtrohemi më shumë në të ardhmen. Nuk çuditemi që lavdërimi i sinqertë shpesh na tërheq drejt personit që merr kohë për të na thënë diçka inkurajuese.​—Fjalët e urta 15:23.

Jezu Krishti e kuptoi sa e nevojshme është të jepet lavdërim. Në shëmbëlltyrën e talentave, zotëria (i cili përfaqësonte vetë Jezuin) lavdëron me ngrohtësi secilin prej dy skllevërve të besueshëm, duke thënë: «Të lumtë, skllav i mirë dhe i besueshëm!» Sa të ngrohin zemrën këto fjalë! Edhe pse kanë aftësi dhe rezultate të ndryshme, ata marrin lavdërim të njëjtë.​—Mateu 25:19-23.

Prandaj, le të kujtojmë mamanë e asaj vogëlusheje. Nuk duhet të presim që të tjerët të jenë me lot e pastaj t’u japim lavdërim. Përkundrazi, mund të kemi si synim që të kërkojmë mundësitë për të lavdëruar të tjerët. Vërtet, kemi arsye të vlefshme për të dhënë lavdërim të sinqertë në çdo rast.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo