BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 15/8 f. 32
  • «E dini pse po jua kthej paratë?»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «E dini pse po jua kthej paratë?»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 15/8 f. 32

«E dini pse po jua kthej paratë?»

‘OH, SA shumë kam nevojë për para!’,​—mendonte Nana, një nënë e vetme me tre djem që jeton në Kaspi, në Republikën e Gjeorgjisë. Një mëngjes ëndrra e saj për të pasur ca para u bë realitet. Ajo gjeti 300 lari (170 euro) pranë rajonit të policisë. Nuk kishte asnjeri përreth. Ishte një shumë mjaft e madhe. Në të vërtetë, Nana nuk kishte parë kurrë një kartmonedhë 100-larish që prej pesë vjetësh kur lari u bë monedha kombëtare. Tregtarët vendës nuk do të fitonin një shumë të tillë, madje as duke punuar për disa vjet.

‘Ç’më duhen këto para, nëse humbas besimin tim, frikën ndaj Perëndisë dhe gjendjen frymore?’​—mendoi Nana. Ajo i kishte kultivuar këto cilësi të krishtere, madje duke duruar përndjekjen e egër dhe rrahjet për shkak të bindjeve të saj.

Rrugës për te rajoni i policisë, Nana pa pesë policë që kërkonin diçka me dëshpërim. E kuptoi që po kërkonin paratë, prandaj iu afrua dhe i pyeti: «Ju ka humbur ndonjë gjë?»

​—Paratë,​—iu përgjigjën ata.

​—Sa?

​—Treqind lari.

​—I gjeta unë paratë tuaja,​—tha Nana. Pastaj ajo i pyeti: «E dini pse po jua kthej paratë?» Ata nuk dinin ç’të thoshin.

«Sepse jam një Dëshmitare e Jehovait,​—vazhdoi ajo.​—Në qoftë se nuk do të isha e tillë, nuk do t’jua kisha kthyer paratë.»

Shefi i policisë që kishte humbur paratë i dha Nanës 20 lari, në shenjë mirënjohjeje për veprimin e saj të ndershëm.

Ngjarja u përhap me të shpejtë në gjithë krahinën e Kaspit. Ditën tjetër një punëtore pastrimi, e cila po dilte nga rajoni i policisë, i tha Nanës: «[Shefi] e mban gjithnjë në zyrë literaturën tuaj. Ndoshta tani do ta çmojë atë edhe më tepër.» Kurse një polic tha: «Nëse të gjithë njerëzit do të ishin Dëshmitarë të Jehovait, kush do të kryente krime?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo