BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 15/6 f. 32
  • «Je një grua e shkëlqyer»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Je një grua e shkëlqyer»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 15/6 f. 32

«Je një grua e shkëlqyer»

Këto fjalë lavdërimi i drejtoheshin një gruaje të re moabite. Ajo ishte një e ve me emrin Ruthë, nusja e djalit të një gruaje izraelite, Naomit. Rutha, e cila jetoi në Izrael rreth 3.000 vjet më parë, në kohën kur sundonin gjyqtarët, kishte fituar një emër si e shkëlqyer ose e virtytshme. (Rutha 3:11) Si kishte arritur ta fitonte këtë emër? Kush mund të nxjerrë dobi nga shembulli i saj?

Rutha nuk ishte nga ato që hanë «bukën e përtacisë». Ajo punonte gjatë e pa u lodhur për të mbledhur kallëza në ara dhe ishte kaq e zellshme, saqë mori lavdërime për këtë. Edhe kur iu bë një propozim për t’ia lehtësuar barrën e punës, ajo vazhdoi të punonte fort, duke e bërë këtë jo thjesht nga ndjenja e detyrës. Në mënyrë të spikatshme, ajo ishte si përshkrimi që i bën Bibla një gruaje të denjë për t’u lavdëruar, e cila është e aftë dhe punëtore.​—Fjalët e urta 31:10-31; Rutha 2:7, 15-17.

Ishin cilësitë frymore të Ruthës, domethënë qëndrimi i saj i përulur e vetëmohues dhe dashuria e saj besnike, ato që ndikuan më shumë në emrin e mirë që kishte para të tjerëve. Duke i lënë prindërit dhe vendlindjen e saj, me pak mundësi për të gjetur sigurinë që mund të sillte martesa, ajo nuk e la vetëm Naomin. Në të njëjtën kohë, Rutha shprehu dëshirën t’i shërbente Jehovait, Perëndisë së vjehrrës së saj. Duke nxjerrë në pah vlerën e saj, tregimi biblik thotë se ajo vlente «për [Naomin] më tepër se shtatë bij».​—Rutha 1:16, 17; 2:11, 12; 4:15.

Sado i lavdërueshëm të ketë qenë emri i shkëlqyer që kishte bërë Rutha midis njerëzve me të cilët jetonte, më shumë i rëndësishëm është vlerësimi pozitiv që u bëri Perëndia cilësive të saj dhe fakti që e shpërbleu me privilegjin që të bëhej një paraardhëse e Jezu Krishtit. (Mateu 1:5; 1 Pjetrit 3:4) Sa shembull i shkëlqyer që është Rutha jo vetëm për gratë e krishtere, por për të gjithë ata që pohojnë se adhurojnë Jehovain!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo