BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 15/12 f. 32
  • «Balsam për të lyer sytë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Balsam për të lyer sytë»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 15/12 f. 32

«Balsam për të lyer sytë»

KËTË recetë i dha Jezu Krishti kongregacionit të krishterë të shekullit të parë në Laodice të Azisë së Vogël.

Jezui tha: «Të blesh . . . balsam për të lyer sytë që të shohësh.» Nuk ishte një sëmundje e mirëfilltë e syve, por verbëria frymore, ajo që kishte nevojë për një kurë. Të krishterët në Laodice duke u ndikuar nga fryma që ekzistonte në qytetin e begatë materialisht, në të cilin jetonin, ishin bërë indiferentë për nevojat e vërteta frymore.

Duke komentuar për këtë dukuri si shkaku i shikimit të dobësuar të tyre, Jezui tha: «Ti thua: ‘Jam i pasur dhe kam fituar pasuri e s’kam nevojë për asgjë.’ Por nuk e di që je i mjerë dhe i ngratë, i varfër, i verbër e lakuriq.» Ndonëse nuk ishin në dijeni për të, pjesëtarët e kongregacionit kishin nevojë për «balsam» kurues që mund të merrej vetëm duke iu nënshtruar mësimit dhe disiplinës së Jezu Krishtit. ‘Bli nga unë’,—tha Jezui.—Zbulesa 3:17, 18.

Siç duhej të bënin të krishterët në Laodice, të krishterët e vërtetë sot duhet të ruhen që të mos ndikohen në mënyrë të papërshtatshme, ndoshta pa qenë të vetëdijshëm, nga mjedisi në të cilin jetojnë—një mjedis materialist dhe i prirur drejt kënaqësive. Receta për të mbajtur një këndvështrim të shëndetshëm frymor tregohet në këshillën: ‘Blini nga [Jezui] . . . balsam për të lyer sytë që të shihni.’

Ia vlen të vërehet fakti se ky «balsam» duhet blerë. Në të përfshihet një kosto. Duhet shpenzuar kohë për të studiuar Fjalën e Perëndisë dhe për të medituar rreth saj. Kjo Fjalë, na siguron psalmisti, ‘është e pastër dhe ndriçon sytë [frymorë]’.—Psalmi 19:8.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo