BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 15/12 f. 28
  • Prindër, plotësoni nevojën e fëmijëve tuaj!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prindër, plotësoni nevojën e fëmijëve tuaj!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 15/12 f. 28

Prindër, plotësoni nevojën e fëmijëve tuaj!

FËMIJËT kanë nevojë për udhëheqje e për disiplinë me dashuri, sidomos nga prindërit e tyre. Lidhur me këtë, një mësuese braziliane, Tania Zaguri thotë: «Prirja e çdo fëmije është të rendë pas kënaqësive. Është e nevojshme të vendosen kufij. Këtë punë duhet ta bëjnë prindërit. Nëse nuk e bëjnë, fëmijët dalin jashtë kontrollit.»

Sidoqoftë, në shumë vende ndikimi i një shoqërie toleruese, e cila ngre lart lirinë vetjake të personit, mund ta bëjë të vështirë ndjekjen e këshillës së mësipërme. Atëherë, ku mund të drejtohen prindërit për ndihmë? Prindërit me frikë Perëndie e kuptojnë se fëmijët e tyre janë «një trashëgimi që vjen nga Zoti». (Psalmi 127:3) Kështu, i drejtohen Fjalës së Perëndisë, Biblës, për udhëheqje që të rritin fëmijët. Për shembull, te Fjalët e urta 13:24 thuhet: «Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.»

Fakti që Bibla përdor fjalën ‘shufër’ nuk duhet kuptuar se po sugjeron vetëm ndëshkimin fizik, pasi ajo paraqet mjetin e korrigjimit, çfarëdo forme që mund të marrë ai. Në të vërtetë, shumë shpesh mund të mjaftojnë vetëm fjalët për të korrigjuar drejtimin rebel të një fëmije. Te Fjalët e urta 29:17 thuhet: «Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t’i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.»

Fëmijët kanë nevojë për disiplinë me dashuri, në mënyrë që të heqin tiparet e padëshirueshme. Kjo ndreqje me vendosmëri dhe dashamirësi jep dëshmi se një prind kujdeset për fëmijën e vet. (Fjalët e urta 22:6) Prandaj, prindër, merrni zemër! Duke ndjekur këshillat e shëndosha dhe praktike të Biblës, do t’i pëlqeni Perëndisë Jehova dhe do të fitoni respektin e fëmijëve tuaj.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo