BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 15/6 f. 32
  • «Plagët e një shoku»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Plagët e një shoku»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 15/6 f. 32

«Plagët e një shoku»

APOSTULLI Pavël e pa të nevojshme t’i jepte disa këshilla për ndreqje të krishterëve të shekullit të parë në Galati. Ndoshta për të parandaluar ndonjë ndjenjë lëndimi, ai pyeti: «E pra, mos jam bërë armiku juaj sepse ju them të vërtetën?»—Galatasve 4:16.

Duke u ‘thënë të vërtetën’, Pavli nuk ishte bërë armiku i tyre. Në të vërtetë, ai po vepronte në harmoni me parimin biblik: «Besnike janë plagët e një shoku.» (Fjalët e urta 27:6) E dinte se krenaria e atyre që kishin gabuar mund të lëndohej ose të plagosej. Megjithatë, ishte i vetëdijshëm për faktin se, po të mos i japë mëkatarit disiplinën për të cilën ka nevojë, një person mund të jetë duke i mohuar atij një shprehje të dashurisë së Perëndisë Jehova. (Hebrenjve 12:5-7) Prandaj, si një shok besnik që ka për zemër interesat afatgjata të kongregacionit, Pavli nuk u përmbajt, por dha këshilla për ndreqje.

Sot, Dëshmitarët e Jehovait po përmbushin detyrën e tyre për të ‘bërë dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, . . . duke u mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që [Jezu Krishti] ka urdhëruar’. Në këtë detyrë, këta të krishterë të vërtetë nuk bëjnë kompromis me të vërtetat biblike që demaskojnë e dënojnë gabimet doktrinale dhe sjelljen jo të krishterë. (Mateu 15:9; 23:9; 28:19, 20; 1 Korintasve 6:9, 10) Në vend që të bëhen armiq për t’u mënjanuar, ata po shfaqin interesin që tregojnë shokët e vërtetë.

Me një gjykim të thellë të dhënë nga frymëzimi hyjnor, psalmisti shkroi: «Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar.»—Psalmi 141:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo