‘Falënderoni Dëshmitarët e Jehovait për lirinë fetare’
«PARA se t’ia mbyllni derën një Dëshmitari të Jehovait,—thotë një artikull në gazetën USA Today,—ndaluni dhe shqyrtoni përndjekjen e turpshme që vuajtën ata jo shumë kohë më parë, si edhe ndihmesën e madhe që i kanë dhënë lirive të Amendamendit të Parë që i gëzojmë të gjithë ne.» Dëshmitarët e Jehovait u përndoqën në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 40 të shekullit të 20-të, ndër të tjera, sepse nuk pranonin të përshëndetnin flamurin.—Eksodi 20:4, 5.
Në periudhën pesëvjeçare, nga viti 1938 deri në vitin 1943, në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara u shqyrtuan rreth 30 çështje gjyqësore që kishin të bënin me Dëshmitarët e Jehovait. Artikulli thotë: «Kaq shpesh sillnin Dëshmitarët çështje që përfshinin Amendamentin e Parë, saqë gjyqtari Harlan Fisk Stoun shkroi: ‘Dëshmitarët e Jehovait duhet të marrin një shpërblim, duke pasur parasysh ndihmën që japin për të zgjidhur problemet ligjore të lirive të civilëve.’»
Kështu, duke përfunduar, artikulli thotë: «Të gjitha fetë duhet të falënderojnë Dëshmitarët e Jehovait për zgjerimin e lirisë [fetare].»
[Burimet e figurave në faqen 32]
Sfondi, ndërtesë: Foto nga Josh Mathes, Koleksion i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara; poshtë majtas, gjyqtarë: Koleksion i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara