BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 1/2 f. 8
  • Letonia i përgjigjet lajmit të mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Letonia i përgjigjet lajmit të mirë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Material i ngjashëm
  • Ajo nuk ishte shumë e vjetër për t’i shërbyer Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Mësuesja ndryshon mendim
    Zgjohuni!—2009
  • Ana
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Imito qëndrimin e profetëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 1/2 f. 8

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Letonia i përgjigjet lajmit të mirë

BIBLA e tregon qartë se vullneti i Perëndisë është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Timoteut 2:4) Ata, të cilëve për shumë vjet iu mohua mundësia për të dëgjuar lajmin e mirë, po e dëgjojnë tani. Në Letoni, ashtu si në pjesë të tjera të botës, njerëz të të gjitha moshave dhe me prejardhje të ndryshme po i përgjigjen mesazhit, siç e tregojnë përvojat e mëposhtme.

• Në Rizekne, qytet në pjesën lindore të Letonisë, një nënë dhe vajza e saj adoleshente i kërkuan një gruaje në rrugë disa informacione. Pasi u dha informacionet, gruaja, e cila ishte Dëshmitare e Jehovait, u ofroi një ftesë për në mbledhjet e Dëshmitarëve.

Meqë nënë e bijë ishin të prirura nga ana fetare, vendosën të shkonin në mbledhje. Rrugës, ranë dakord që po të gjenin atje ndonjë gjë të papërshtatshme, do të largoheshin menjëherë. Megjithatë, mbledhja ishte kaq interesante, saqë mendimi për t’u larguar as që u shkoi në mendje. Pranuan një ftesë për të studiuar Biblën dhe filluan t’i ndiqnin mbledhjet rregullisht. Pas vetëm tre muajsh, shprehën dëshirën për të marrë pjesë në veprën e predikimit dhe mezi pritnin të pagëzoheshin.

• Në një qytet në pjesën perëndimore të Letonisë, një Dëshmitar takoi Anën 85-vjeçare, e cila tregoi vërtet interes dhe pranoi një studim biblik. Vajza e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes e kundërshtuan me forcë. Por Ana nuk lejoi që kjo gjë ose mosha e saj e shkuar dhe shëndeti i dobët ta pengonin që të mos vazhdonte studimin e Biblës.

Një ditë, Ana i tha vajzës së vet se do të pagëzohej. «Nëse pagëzohesh, do të të çoj në një azil për pleqtë»,—iu përgjigj vajza Anës. Megjithatë, ky kërcënim nuk e sprapsi Anën. Për shkak të gjendjes fizike, ajo u pagëzua në shtëpinë e vet.

Si reagoi ndaj kësaj vajza e Anës? Qëndrimi i saj kishte ndryshuar dhe i përgatiti një vakt të veçantë mamasë pas pagëzimit. Pastaj e pyeti nënën: «Tani që je pagëzuar, si ndihesh?» Përgjigjja e Anës? «Si një e sapolindur!»

• Në dhjetor të vitit 1998, dy Dëshmitare takuan një oficer ushtrie në pension, i cili kishte shërbyer në ish-Bashkimin Sovjetik. Meqë besonte te një Krijues, ai pranoi një studim biblik dhe e shoqja u bashkua më vonë në studim. Bënë përparim të shpejtë dhe pas pak kohe u bënë lajmëtarë të papagëzuar. Verën që vijoi, ish-oficeri u pagëzua. Dashuria e madhe e këtij çifti për gjërat frymore ka qenë një inkurajim për të gjithë në kongregacion. Përveç kësaj, ata punuan me të gjitha forcat për ta rimodeluar një banesë lokale në një Sallë të shkëlqyer Mbretërie.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo