BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/11 f. 32
  • Paqe botërore: Si?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Paqe botërore: Si?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/11 f. 32

Paqe botërore: Si?

A DUKET në horizont paqja botërore? Shumë veta mendonin kështu një herë e një kohë, por tani janë skeptikë. Sipas një raporti që flet për sfidat e së ardhmes, i botuar në Daily Mail & Guardian të Afrikës së Jugut, «parashikimet për një rregull të ri ndërkombëtar, të bëra vetëm 10 vjet më parë, tani duken veçse optimiste».

Autorët meditojnë për frymën plot shpresë që mbizotëronte jo më shumë se një dekadë më parë. Lufta e Ftohtë sapo kishte mbaruar dhe nuk kishte më konflikte midis superfuqive. Në atë që dukej si agimi i një epoke të re, shumë veta pritnin që njerëzimi të fillonte të bënte përparim domethënës drejt eliminimit të varfërisë, të sëmundjeve dhe të çështjeve të ambientit. «Këto parashikime tani duken krejt utopike,​—thuhet në raport.​—Konflikte të reja kanë shpërthyer në zona të cilat më parë as që i njihnim; varfëria botërore vazhdon të rritet. Tani ka dy fuqi të reja bërthamore. Reputacioni i OKB-së është dobësuar shumë nga reagimi i saj jo në nivelin e duhur ndaj një vargu krizash humanitare. Qëndrimi po zhvendoset nga utopia në makth për të ardhmen.»

Ata që studiojnë Biblën e kuptojnë se përpjekjet e njeriut, sado të fisshme që të jenë, nuk mund të jenë asnjëherë plotësisht të suksesshme. Përse jo? Sepse, siç e thotë Bibla, «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut». (1 Gjonit 5:19) Ndërsa është nën kontrollin e Satanait, bota nuk mund të arrijë gjendjen parajsore për të cilën e krijoi Perëndia.

Në të njëjtën kohë, ekziston një bazë për optimizëm. Perëndia Jehova premton të sjellë paqen botërore, jo duke arnuar këtë sistem, por duke sjellë «një tokë të re», në të cilën «ka për të banuar drejtësia». (2 Pjetrit 3:13) Po, nëpërmjet Mbretërisë së Perëndisë, globi ynë do të transformohet në një shtëpi të lumtur e paqësore, ku jeta dhe puna do të jenë një gëzim i vazhdueshëm për tërë njerëzimin e bindur. Për më tepër, Perëndia premton të «thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më». Këto premtime nuk bazohen në parashikime të dyshimta njerëzore. Përkundrazi, bazohen në Fjalën e padështueshme të Krijuesit, i cili nuk mund të gënjejë.​—Zbulesa 21:4; Titit 1:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo