«Një shembull uniteti»
KY ISHTE titulli i një kryeartikulli të botuar në një gazetë të Indajatubës, në San-Paulo, Brazil. Cili ishte shembulli? «Dëshmitarët e Jehovait, të cilët planifikojnë të ndërtojnë një ‘Sallë Mbretërie’ të re, siç quhen tempujt ose auditorët e tyre, po japin një shembull pozitiv e konkret bashkëpunimi që nuk mund të shpërfillet»,—shpjegoi shkrimtari.
Uniteti midis Dëshmitarëve të Jehovait është i dukshëm në raste të tilla. Kështu, në artikull theksohej: «Është prekëse të shohësh burra, gra dhe vullnetarë adoleshentë që punojnë së bashku me gatishmëri për të ndërtuar një vend ku të takohen bashkë e të adhurojnë Perëndinë.»
Dëshmitarët e Jehovait lënë shembull të mirë edhe në aspekte të tjera. «Përveç studimit dhe lutjes, synimi i tyre është të rehabilitojnë të alkoolizuarit e narkomanët dhe t’u tregojnë njerëzve udhën e solidaritetit e të dashurisë»,—shtonte kryeartikulli. Si e arrijnë këtë? Dëshmitarët e dinë se duke mësuar e duke praktikuar këshillat biblike, një person ndihmohet për t’u çliruar nga veset. Ja përse përpiqen t’u mësojnë të tjerëve atë që kanë mësuar vetë nga Bibla. Kryeartikulli mbyllej me fjalët se shembulli i tyre është «një shembull, i cili, pa dyshim, duhet ndjekur urgjentisht».
Mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait janë të hapura për publikun dhe nuk bëhen mbledhje parash. Ju ftojmë përzemërsisht të vizitoni një Sallë Mbretërie pranë jush.