BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/9 f. 32
  • Kur heshtja tregon miratim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur heshtja tregon miratim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/9 f. 32

Kur heshtja tregon miratim

LIBRI Betrayal​—German Churches and the Holocaust, trajton me paanshmëri rolin e fesë në nazizëm. «Mbështetja e regjimit ishte e zakonshme ndër të krishterët,​—thuhet në libër,​—dhe shumica nuk bëri asnjë kundërshtim ndaj persekutimit të hebrenjve. Heshtja, në këtë rast, flet me zë të lartë.»

Çfarë i tërhoqi te nazizmi ata që deklaronin se ishin të krishterë? Në libër shpjegohet se shumë veta u joshën nga «trajtimi me ligj e me rregull që përdori [Hitleri] për shoqërinë gjermane». Në libër thuhet: «Ai iu kundërvu pornografisë, prostitucionit, abortit, homoseksualizmit e ‘paturpësisë’ së artit modern, dhe, gjithashtu, u jepte medalje bronxi, argjendi dhe ari grave që lindnin katër, gjashtë dhe tetë fëmijë, duke i inkurajuar, kështu, të qëndronin në rolin tradicional që kishin në shtëpi. Kjo thirrje ndaj vlerave tradicionale, bashkë me nacionalizmin ushtarak që ofroi Hitleri në përgjigje të poshtërimit kombëtar të Traktatit të Versajës, e bënë nacional-socializmin një alternativë tërheqëse për shumë veta e, madje, edhe për shumicën e të krishterëve në Gjermani.»

Një grup qëndroi në kontrast të plotë. «Dëshmitarët e Jehovait,​—vëren libri Betrayal,​—refuzuan të merrnin pjesë në dhunë ose në përdorimin e forcës ushtarake.» Në mënyrë të pashmangshme, kjo çoi në një sulm të ashpër mbi këtë grup të vogël dhe shumë nga pjesëtarët e tij u çuan nëpër kampe përqendrimi. Gjithsesi, të tjerë që pohonin se ishin ithtarë të Krishtit nuk protestuan për këtë. Në libër thuhet më tej: «Katolikët dhe protestantët, në përgjithësi, më shumë treguan armiqësi sesa simpati për Dëshmitarët e Jehovait dhe mbajtën normat e ashpra të Hitlerit në vend të atyre paqësore të Dëshmitarëve.» Heshtja e tyre, pa dyshim, e shtoi keqtrajtimin e Dëshmitarëve nën regjimin nazist.

Ndërkohë që përfshirja e kishave në politikën naziste vazhdon të jetë burim polemikash të ashpra, libri Betrayal i quan Dëshmitarët e Jehovait «një grup fetar që refuzoi të merrte pjesë ose të bashkëpunonte me regjimin».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo