BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/8 f. 32
  • Mençuria hyjnore: Si shfaqet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mençuria hyjnore: Si shfaqet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/8 f. 32

Mençuria hyjnore: Si shfaqet?

«DITURIA [mençuria, BR] e të varfërit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen.» Me këto fjalë, mbreti i mençur Solomon përfundoi historinë e një njeriu të thjeshtë, por të mençur, i cili shpëtoi një qytet të tërë nga shkatërrimi. Gjithsesi, mjerisht, «asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër».​—Predikuesi 9:14-16.

Njerëzit kanë prirjen t’i përbuzin ata që kanë pak të ardhura, edhe sikur këta njerëz të varfër të kenë kryer vepra fisnike. Kjo ishte e vërtetë në rastin e Jezuit. Isaia profetizoi për të: «I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjeve.» (Isaia 53:3) Disa e përçmonin Jezuin thjesht sepse nuk kishte pozitën ose spikatjen e udhëheqësve të ditëve të tij. Megjithatë, ai kishte një mençuri që ishte shumë më e madhe se ajo e çdo njeriu mëkatar. Njerëzit në qytetin e lindjes së Jezuit refuzuan ta pranonin që ky ‘bir zdrukthëtari’ shfaqte një mençuri të tillë dhe të kryente vepra të tilla të fuqishme. Por, ky ishte një gabim i rëndë, sepse tregimi vazhdon duke thënë që Jezui «atje nuk bëri shumë vepra të fuqishme për shkak të mungesës së tyre të besimit». Ç’humbje ishte kjo për ata njerëz!​—Mateu 13:54-58.

Mos bëfshim edhe ne të njëjtin gabim! «Mençuria del e drejtë me anë të veprave të saj»,​—tha Jezui. Ata që po bëjnë veprën e Perëndisë dhe që po u japin të tjerëve mençurinë hyjnore dallohen, jo nga pozita ose nga shtresa shoqërore, por nga ‘fryti i shkëlqyer’ që shfaqin, domethënë, nga besimi dhe veprat, të bazuara në Bibël.​—Mateu 7:18-20; 11:19.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo