BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 15/7 f. 32
  • Veprat e shkëlqyera i sjellin lavdi Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Veprat e shkëlqyera i sjellin lavdi Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 15/7 f. 32

Veprat e shkëlqyera i sjellin lavdi Perëndisë

ATA që e duan Perëndinë përpiqen të pasqyrojnë dritë frymore nga Fjala e tij, Bibla. Në këtë mënyrë, ndjekin urdhrin e Jezuit: «Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera dhe t’i japin lavdi Atit tuaj që është në qiej.» (Mateu 5:16) Fjalët, si edhe sjellja e ndershme, mund t’i sjellin lavdi Perëndisë.

Dëshmitarët e Jehovait përpiqen t’i pëlqejnë Perëndisë duke vepruar në harmoni me Biblën dhe duke u përpjekur të ndihmojnë të tjerët nga ana frymore. Këtë e bëjnë edhe në vende ku shërbimi i tyre publik nuk është regjistruar ende ligjërisht. Në kryeqytetin e njërit prej këtyre vendeve, Dëshmitarët kanë mbajtur kongrese vjetore ku ka pasur nga 6000 deri në 9000 të pranishëm. Për këto grumbullime, janë marrë me qira salla në një kompleks ku bëhen shfaqje. Siç kishin bërë vitet e mëparshme, para kongresit për vitin 1999, qindra Dëshmitarë punuan shumë për të pastruar ndërtesat dhe për të instaluar një sistem akustik dhe mijëra karrige.

E gjithë kjo përgatitje nuk kaloi pa u vënë re. Personeli i administratës së kompleksit i vëzhgoi këto aktivitete. Gjithashtu, panë se, ndonëse kishte një maksimum prej 15 666 të pranishmish, çdo gjë funksionoi mirë dhe Dëshmitarët ishin shumë të rregullt. Personelit i bëri përshtypje edhe pastrimi rrënjësor që u bë pas kongresit.

Administrata tregoi vlerësim për gjithë këtë, duke i vënë Dëshmitarët në listën e përparësive, kështu që të ishin të parët që mund ta merrnin me qira ndërtesën vitin pasues. Por, ata bënë më shumë se kaq. Më 15 korrik 1999, i dhanë komitetit të kongresit një çmim në shenjë vlerësimi. Të gdhendura në pllakë ishin fjalët «kongregacioni i Dëshmitarëve të Jehovait», diçka e papritur në një vend ku vepra e tyre e arsimimit biblik është nën kufizime.

Në mbarë botën, për vitet 2000-2001, pritet që miliona veta të marrin pjesë në qindra Kongreset Krahinore të Dëshmitarëve të Jehovait «Zbatues të Fjalës së Perëndisë». Duke qenë të pranishëm, mund të vëreni personalisht si angazhohen në vepra të shkëlqyera që i sjellin lavdi Perëndisë, ata që bëjnë me zell çfarë thuhet në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo