BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/6 f. 32
  • T’i qëndrojmë besnikë Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • T’i qëndrojmë besnikë Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/6 f. 32

T’i qëndrojmë besnikë Jehovait

BESNIKËRIA, ndonëse e rrallë sot, është një cilësi që karakterizon shërbëtorët e Perëndisë së vërtetë, Jehovait. Një person besnik qëndron besimplotë përmes sprovave dhe i palëkundur me gjithë kalimin e kohës. Shqyrtoni mbretin e mirë Hezekia. «Mbas tij, midis tërë mbretërve të Judës, nuk pati asnjë si ai, as edhe midis atyre që kishin qenë para tij»,​—thotë Bibla. Çfarë e bëri Hezekinë të pashoq? Ai «mbeti i lidhur me Zotin», edhe pse ishte i rrethuar nga adhurues të perëndisë së rremë Molek. Po, Hezekia «nuk pushoi së ndjekuri gjurmët [e Jehovait] dhe respektoi urdhërimet e tij».​—2. Mbretërve 18:1-6.

Apostulli Pavël ishte një tjetër person që i qëndroi besnik Jehovait. Dokumentimi për shërbimin e tij, të cilin e gjejmë në Shkrimet e Krishtere Greke, mban dëshmi të gjalla për besnikërinë e Pavlit në shërbimin me gjithë shpirt që i bënte Perëndisë. Aty nga fundi i jetës së tij tokësore, Pavli mund të thoshte për veten: «Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.»​—2. Timoteut 4:7.

Sa shembuj të shkëlqyer besnikërie janë Hezekia dhe Pavli! Le ta imitojmë besimin e tyre, duke i qëndruar besnikë Perëndisë tonë të Madh, Jehovait.​—Hebrenjve 13:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo