BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/5 f. 32
  • Dha jetën për një parim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dha jetën për një parim
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/5 f. 32

Dha jetën për një parim

«KUJTOJMË August Dikmanin (lindur më 1910), një Dëshmitar të Jehovait.» Kështu fillon mbishkrimi i një pllake përkujtimore (të paraqitur këtu) që iu zbulua publikut kohët e fundit në ish-kampin e përqendrimit Zaksenhauzen. Përse një Dëshmitar i Jehovait do të meritonte një pllakë të tillë? Pjesa tjetër e mbishkrimit na tregon historinë: «[Atë] e pushkatuan publikisht SS-të, më 15 shtator 1939, sepse ishte kundërshtar për arsye të ndërgjegjes.»

August Dikmanin e internuan në kampin e përqendrimit Zaksenhauzen në vitin 1937. Tri ditë pas shpërthimit të Luftës II Botërore, në vitin 1939, atë e urdhëruan të firmoste formularin e rekrutimit për në ushtri. Kur ai refuzoi, komandanti i kampit mori kontakt me Hajnrih Himlerin, kreun e SS-ve (Schutzstaffel, garda e zgjedhur e Hitlerit) dhe kërkoi leje për ta ekzekutuar Dikmanin në prani të të gjithë të burgosurve të tjerë. Më 17 shtator 1939, The New York Times raportonte nga Gjermania: «August Dikmanin 29-vjeçar, . . . e pushkatuan këtu me një skuadër pushkatimi.» Në gazetë thuhej se, në atë luftë, ai qe i pari shtetas gjerman që ishte kundërshtar për arsye të ndërgjegjes.

Gjashtëdhjetë vjet më vonë, më 18 shtator 1999, Fondacioni Përkujtimor Brandenburg përkujtoi vdekjen e Dikmanit dhe pllaka përkujtimore tani u kujton vizitorëve guximin dhe besimin e fortë të tij. Një pllakë e dytë në murin e jashtëm të ish-kampit u kujton vizitorëve se Dikmani ishte vetëm njëri nga rreth 900 Dëshmitarët e Jehovait që vuajtën në Zaksenhauzen për bindjet e tyre. Shumë të tjerë vuajtën në kampe të tjera. Por, edhe në kushtet e tmerrshme të kampeve të përqendrimit, shumë veta u qëndruan besnikë parimeve hyjnore.

Për Dëshmitarët e Jehovait është një detyrë e krishterë të jenë të «nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta [qeveritare]». (Romakëve 13:1, BR) Megjithatë, kur qeveritë përpiqen t’i detyrojnë që të shkelin ligjet e Perëndisë, ata ndjekin shembullin e apostujve të Krishtit, të cilët thanë: «Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.» (Veprat 5:29) Si rezultat, në një botë ku armiqësitë fisnore dhe urrejtjet etnike kanë çuar në mizori tronditëse, Dëshmitarët e Jehovait, kudo qofshin, ndjekin paqen, ashtu si August Dikmani. Ata ndjekin thirrjen që bën Bibla: «Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.»​—Romakëve 12:21.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo