BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 15/4 f. 32
  • Dhënie që është e çmuar në sytë e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhënie që është e çmuar në sytë e Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 15/4 f. 32

Dhënie që është e çmuar në sytë e Jehovait

Letra vijuese mbërriti në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Mozambik:

«Jam një djalë shtatëvjeçar. Shkoj në shkollën fillore. Po ju dërgoj këto para që i fitova duke rritur një zog pule. E shita për 12 000 metikaisë [1 dollar amerikan]. Falënderoj Jehovain, sepse zogu i parë i pulës për të cilin u kujdesa, u rrit derisa u bë kaposh. Do të më pëlqente që dhurata ime të përdorej për veprën e Mbretërisë së Jehovait.

P.S. Për të shkruar këtë letër, më ndihmoi babi.»

Disa njerëz, kur mendojnë për bujarinë, u shkon mendja te personat që kanë tepricë gjërash materiale. Megjithatë, kur lexojmë tregimin biblik për vejushën që hodhi në arkën e thesarit «dy pare të vogla [me vlerë shumë të vogël, BR]», mund të kuptojmë se bujaria nuk matet nga sasia, por sipas prirjes së duhur të zemrës.​—Luka 21:1-4.

Jehovai vlerëson çdo dhuratë, pavarësisht se sa e vogël mund të jetë, që vjen nga një zemër e motivuar nga dashuria. Veç kësaj, i bekon shumë ata që e imitojnë bujarinë e tij, duke dhënë nga koha, energjia ose nga burimet materiale që kanë, në dobi të Mbretërisë së tij.​—Mateu 6:33; Hebrenjve 6:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo