Për çfarë e merr malli nga qyteti i Nju-jorkut?
MBISHKRIMI i mësipërm dallohet qartë në një nga ndërtesat e fabrikave të Shoqatës Watchtower në Bruklin, Nju-Jork, ku ndodhet që nga vitet 50 të shekullit të 20-të. Ai u kujton udhëtarëve, turistëve dhe të tjerëve që kalojnë andej, se duhet ta lexojnë Biblën përditë. Letra vijuese, të cilën e ka dërguar një vajzë e re Dëshmitare, tregon se sa i efektshëm është ky përkujtues.
«Po flitja me një shoqe të klasës se çfarë dëshiroja të bëja kur të mbaroja shkollën e mesme. Fillova t’i tregoja për Bethelin ose selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait dhe ajo u emocionua shumë. Më tha se gjithë jetën e saj kishte jetuar në qytetin e Nju–Jorkut. Familja e saj nuk ishte shumë fetare, por çdo mëngjes kur dilte në dritare, shikonte një mbishkrim në mur, ku thuhej ‘Lexojeni Fjalën e Perëndisë, Biblën e Shenjtë, përditë’. Prandaj, ajo e lexonte çdo ditë Biblën para se të nisej për në shkollë.
Ajo tha se pasi u largua nga qyteti, gjëja për të cilën e merr malli nga qyteti i Nju-Jorkut është se kur zgjohet, nuk e sheh më përkujtuesin për të lexuar Biblën. Gjithsesi, për shkak të mbishkrimit në murin e ndërtesës së Watchtower-it, leximi i Biblës i është bërë një zakon, kështu që vazhdon ta lexojë përditë atë.»
Nuk ekziston një mënyrë më e mirë për ta filluar ditën, sesa duke lexuar një pjesë të Fjalës së Perëndisë. Duke bërë kështu, pa dyshim, do të arrini të vlerësoni fjalët e apostullit Pavël: «Shkrimet e Shenjta . . . mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezu.»—2. Timoteut 3:15-17.