BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/2 f. 32
  • Si do të të kujtojë Jehovai?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si do të të kujtojë Jehovai?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/2 f. 32

Si do të të kujtojë Jehovai?

«MË KUJTO, o Perëndia im.» Me këto fjalë, Nehemia iu lut disa herë me radhë Perëndisë. (Nehemia 5:19; 13:14, 31) Është krejt e natyrshme që kur njerëzit gjenden në vështirësi, i drejtohen Perëndisë me fraza lutëse si kjo.

Por, çfarë kanë ndër mend njerëzit kur i kërkojnë Perëndisë që t’i kujtojë ata? Qartë, ata shpresojnë që Perëndia të bëjë më tepër sesa thjesht t’u mbajë mend emrin. Pa dyshim, ata shpresojnë në të njëjtën mënyrë siç shpresonte njëri prej kriminelëve që u ekzekutua përkrah Jezuit. Ndryshe nga tjetri, ky iu përgjërua Jezuit: «Kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde.» Ai donte që Jezui jo vetëm të kujtonte se kush ishte ky person, por edhe që të bënte diçka për të, domethënë ta ringjallte.​—Luka 23:42.

Në përputhje me këtë, Bibla tregon se për Perëndinë të «kujtojë» do të thotë të ndërmarrë veprime pozitive. Për shembull, pasi toka ishte mbuluar nga ujërat e përmbytjes për 150 ditë, «Perëndisë iu kujtua Noeu . . . dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre». (Zanafilla 8:1) Shekuj më vonë, i verbuar dhe i lidhur me zinxhirë nga filistenjtë, Samsoni u lut: «O Zot, të lutem mos më harro [më kujto, BR]! Më jep forcën e nevojshme për këtë herë vetëm.» Jehovai e kujtoi Samsonin, duke i dhënë fuqi mbinjerëzore që ai të mund të hakmerrej kundër armiqve të Perëndisë. (Gjyqtarët [Gjykatësit] 16:28-30) Sa për Neheminë, Jehovai i bekoi përpjekjet e tij dhe në Jerusalem u rivendos adhurimi i vërtetë.

«Të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë»,​—shkroi apostulli Pavël. (Romakëve 15:4) Nëse e kujtojmë Jehovain duke u përpjekur të bëjmë vullnetin e tij, siç bënë shërbëtorët e tij besnikë në të kaluarën, mund të jemi të sigurt se Jehovai do të na kujtojë, duke na ndihmuar të plotësojmë nevojat e përditshme, duke na mbështetur në sprova dhe duke na çliruar kur të sjellë gjykimin mbi të paperëndishmit.​—Mateu 6:33; 2. Pjetrit 2:9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo