Një vit i shënuar në shpërndarjen e Biblës
MË SHUMË njerëz se kurrë më parë e kanë një Bibël. Kështu thuhet në një raport nga United Bible Societies, sepse në vitin 1998 shpërndarja e Biblës u rrit me më shumë se gjysmë milioni kopje në krahasim me vitin e kaluar. Gjithsej, rreth e qark globit u shpërndanë më shumë se 585.000.000 Bibla, të plota ose pjesërisht. «Ky është një shkak për inkurajim,—thuhet në raport.—Sot po arrihen më shumë njerëz me Fjalën e Perëndisë.»
Sigurisht, një gjë është ta kesh Biblën dhe një gjë tjetër ta lexosh atë. Një anketë, për shembull, zbuloi që më shumë se 90 për qind e amerikanëve e kanë të paktën një Bibël dhe një numër po i njëjtë beson se Bibla është burim i mirë për mësime nga ana morale. Megjithatë, vetëm 59 për qind thanë se i drejtohen Biblës për këshilla. Veç kësaj, 29 për qind pranuan se janë ose «jo shumë», ose «aspak» të familjarizuar me Biblën.
Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që shtypin dhe shpërndajnë Bibla, por drejtojnë edhe studime biblike pa pagesë në shtëpi me njerëz në më shumë se 230 vende. Miliona njerëz në mbarë botën po nxjerrin dobi tani nga ky program arsimimi biblik. Ata marrin ndihmë për të përballuar problemet që hasin tani dhe mësojnë se çfarë thotë Bibla për një të ardhme të shkëlqyer nën Mbretërinë e Perëndisë.—Isaia 48:17, 18; Mateu 6:9, 10.
[Figurat në faqen 32]
Studime biblike në shtëpi në (në drejtim të akrepave të orës, nga e majta sipër) Bolivi, në Ganë, në Sri Lanka dhe në Angli