«Vizitë në Sallën e Mbretërisë»
Laura,a një studente kolegji, ishte caktuar të ndiqte një shërbim fetar dhe të shkruante një raport rreth përvojës së saj. Ajo zgjodhi Dëshmitarët e Jehovait dhe e titulloi esenë e saj, «Vizitë në Sallën e Mbretërisë». Çfarë gjëje të ndryshme zbuloi Laura te Dëshmitarët? Ndër gjërat e shumta që përmendi, ishin edhe këto që vijojnë:
Fëmijët: «Të gjithë fëmijët ishin në të njëjtën sallë me të rriturit. Në të gjitha kishat ku kam qenë, fëmijët nuk rrinë me prindërit, por duhet të ndjekin Shkollën e së Dielës.»
Harmoni midis racave: «Zakonisht, kishat tërheqin anëtarë të njëfarë race ose grupi etnik. . . . Por, Dëshmitarët e Jehovait ishin ulur të gjithë bashkë e jo në grupe të caktuara.»
Një frymë mikpritjeje: «Shumë njerëz u afruan dhe më përshëndetën. . . . Disa madje më pyetën nëse po studioja Biblën me dikë. Gjithsesi, nuk u ndjeva sikur po më bënin presion. Ata . . . ma lanë mua në dorë të vendosja.»
S’kishte mbledhje parash: «Një gjë që më habiti me të vërtetë ishte fakti se asnjëri nuk mblodhi kontribute. . . . Kishat ku kam qenë mblidhnin kontribute edhe nëpër klasat me fëmijë.»
Në mbarë botën ka rreth 90.000 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Përse të mos bësh një vizitë në kongregacionin që ke më afër?
[Shënimi]
a Një emër zëvendësues.