BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/10 f. 32
  • «Një forcë karakteri e frymëzuar nga besimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Një forcë karakteri e frymëzuar nga besimi»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/10 f. 32

«Një forcë karakteri e frymëzuar nga besimi»

NË VITIN 1998 u botua një libër i ri në frëngjisht, shumë i vlerësuar nga kritika, i titulluar Les Témoins de Jéhovah face à Hitler (Dëshmitarët e Jehovait përballë Hitlerit), shkruar nga Gi Kanonisi. Në hyrjen e librit, historiani shumë i respektuar francez, Fransua Bédarida, shkruante: «Ky është një libër shumë i mirëpritur. Kjo jo vetëm sepse mbush një boshllëk, por sepse ka dalë tamam në kohën e duhur. . . . Përveç specialistëve, kush tjetër e njeh se çfarë kanë hequr Dëshmitarët e Jehovait nën Rajhun e Tretë? E pra, gjatë regjimit 12 vjeçar, persekutimi ra mbi ta me mizori dhe dhunë të pamëshirshme. Edhe ata përjetuan tmerrin e kampeve të përqendrimit. Edhe ata paguan një çmim të lartë për besimin dhe bindjet e tyre. Përse historia i ka harruar këta të krishterë? . . .

Përse pati një persekutim kaq brutal dhe sistematik ndaj një grupi fetar të vogël, të shpërndarë dhe që s’i bën keq njeriu? Këtu qëndron paradoksi. Dëshmitarët në Gjermani jo vetëm që paraqitnin thjesht një grup shumë të vogël popullsie—statistikat tregojnë se ata ishin rreth 20.000 veta, në një popullsi prej më shumë se 60 milionë banorësh—por ishin që të gjithë qytetarë paqësorë, të cilët respektonin ligjin dhe nuk përbënin kërcënim për askënd, të cilët donin vetëm të punonin dhe të rritnin fëmijët e tyre siç duhet. . . .

Ky persekutim u ndesh me rezistencën frymore të guximshme dhe fitimtare të besimtarëve, të cilët ishin të aftë t’i kundërviheshin forcës së presionit të jashtëm me forcën e brendshme të besimit të tyre në Jezu Krishtin, duke filluar me dhunën fizike të policisë shtetërore, e deri në pikën e heroizmit dhe të martirizimit.»

Historia e Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët vuajtën si martirë për besimin e tyre të krishterë përballë mostolerancës fetare, është shumë e fuqishme. Në recensionin që i bëri këtij libri, një gazetë kryesore katolike franceze, La Croix, shtonte në mënyrë prekëse: «Nga historia e tyre pak e njohur, Gi Kanonisi ka përmbledhur një sasi dëshmish që të lënë pa fjalë përballë forcës së karakterit të frymëzuar nga besimi, të shprehur në fjalët më të thjeshta, besim që deri në fund qe i pathyeshëm madje edhe te fëmijët. Kjo përkujtesë duhet të sigurojë një sfond për debatin aktual rreth natyrës së krishterë të Dëshmitarëve të Jehovait.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo