BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/9 f. 32
  • «Burrë i lumtur i një gruaje të hirshme»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Burrë i lumtur i një gruaje të hirshme»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/9 f. 32

«Burrë i lumtur i një gruaje të hirshme»

NDONJËHERË, disa njerëz i akuzojnë haptazi Dëshmitarët e Jehovait se prishin martesat. Megjithatë, martesa të shumta të suksesshme, ku vetëm njëri nga bashkëshortët është Dëshmitar i Jehovait, tregojnë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Mbajtja parasysh e këshillave të Biblës në jetën familjare i bën të lumtura martesat, siç e tregon letra vijuese, e botuar në një gazetë franceze.

«Tashmë u bënë 28 vjet që jam burri i lumtur i një gruaje të hirshme, e cila është Dëshmitare e Jehovait. Ajo ka rritur pesë fëmijë, prej të cilëve dy nuk ishin të sajët, me të njëjtin kujdes dhe me shumë dashuri. Duke qenë aktualisht drejtor i një kompanie me 45 punonjës, mund t’ju siguroj se ajo i ka kontribuar shumë suksesit tim profesional. Ja përse kur pashë një artikull në gazetën që lexoj çdo ditë, në të cilin Dëshmitarët e Jehovait i paraqitnin si një kërcënim për rajonin Lot dhe Garone, vendosa t’ju jap një dëshmi të besueshme.»

Në letër thuhet, gjithashtu: «Ata nuk pinë duhan e nuk dehen. A është një kërcënim ky? Ata janë të krishterë tolerues, të cilët nuk ia imponojnë askujt rregullat që ndjekin vetë. Përkundrazi, janë një shembull në shumë aspekte. . . . Nuk përfshihen në skandale financiare ose në trafikun e drogës. Nuk bëjnë betim për të mbetur beqarë dhe mund t’ju siguroj se bëjnë jetë normale. . . .

Ju patjetër që mund të më pyesni se përse unë vetë nuk jam Dëshmitar i Jehovait. Nuk jam, sepse për të qenë i tillë duhet besimi i krishterë dhe norma të rrepta morale, dhe këto gjëra nuk gjenden lehtë mes pjesës më të madhe të njerëzve.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo