BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/8 f. 32
  • Racizmi dhe feja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Racizmi dhe feja
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/8 f. 32

Racizmi dhe feja

«KUR erdha në SHBA, në vitin 1978, besoja se Amerika i kishte zgjidhur nga shumë kohë problemet e saj raciale, se atje të zinjtë ishin shtetas me të gjitha të drejtat,—tha Mark Mathabane, një shkrimtar i lindur në Afrikën e Jugut, në një intervistë për revistën Time.—Në shumë gjëra, pashë se kjo ishte e vërtetë. Shtetet e Bashkuara dukeshin sikur ishin njëqind vjet më përpara se Afrika e Jugut. Pastaj, për tronditjen time, zbulova se në zemrat e njerëzve nuk kishin ndryshuar shumë gjëra.» Si arriti ai të zbulonte këtë gjë që e befasoi?

«Një nga orët kur dallohet më shumë ndarja raciale në Amerikë është ora 11.00 e paradites të së dielës»,—tha Mathabane. Ai vërejti se as në kishë njerëzit nuk shkonin dot të adhuronin së bashku me njerëz të një race tjetër. «E si mund të ndihen ata në ditët e tjera të javës?»—pyeti ai. Duke thënë se arsimimi është mjeti për ndryshimin, Mathabane tha: «Përmes arsimit mësohesh të pranosh universalitetin e qenieve njerëzore.»

Dëshmitarët e Jehovait janë dakord se zgjidhja është arsimimi, por ata rekomandojnë në veçanti arsimimin që bazohet në Fjalën e Perëndisë. Po, Bibla i ndihmon ata që të rrëzojnë pengesat e paragjykimit racial, madje edhe në vendet ku sundon urrejtja etnike. Çdo javë, në Sallat e tyre të Mbretërisë, njerëz të racave dhe kombësive të ndryshme mblidhen bashkë për t’u arsimuar në ligjet dhe parimet e Fjalës së Perëndisë, Biblës. Në këto mbledhje nuk bëhen mbledhje parash. Je i mirëpritur të marrësh pjesë!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo