BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/6 f. 32
  • Diçka më e mirë se kozmetika

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Diçka më e mirë se kozmetika
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/6 f. 32

Diçka më e mirë se kozmetika

PASI iu referua «mjeteve ndihmëse të jashtme» që përdornin gratë për t’u zbukuruar, apostulli Pjetër këshilloi: «Në vend të kësaj, bukuria juaj duhet të jetë në personin e vërtetë të brendshëm, në bukurinë që nuk plaket të një fryme të butë e të qetë, e cila ka vlerën më të madhe në sytë e Perëndisë.»—1. Pjetrit 3:3, 4, Today’s English Version.

Interesant është fakti se kur shkroi për këtë zbukurim të jashtëm, apostulli përdori një formë të fjalës greke kosmos, e cila është edhe rrënja për fjalën «kozmetikë» që do të thotë «kujdesi për bukurinë, veçanërisht të pamjes së fytyrës». A po vinte Pjetri ndonjë ndalim mbi gratë e krishtere lidhur me përdorimin e makijazhit dhe të mjeteve të tjera të ngjashme, ndihmëse për bukurinë? Nuk ka asgjë në Fjalën e Perëndisë që të na e sugjerojë këtë. Në vend të kësaj, ajo lë vend për vendime personale mbi këtë çështje, prandaj mund të presim një masë llojshmërie në shije.

Megjithatë, nëse teprohet në makijazh ose nëse ai bëhet në një masë që shqetëson shumë të tjerë, çfarë mesazhi përcillet? A nuk të jep përshtypjen e një personi vulgar, jomodest, pa finesë, narcis (i dashuruar pas vetes) ose që dëshiron të bjerë në sy? Në fakt kjo gjë mund ta ulë paraqitjen e jashtme të një gruaje, ndoshta duke dhënë edhe përshtypje të gabuar nga ana morale.—Krahaso Ezekielin 23:36-42.

Duke ditur këtë, një grua «që pohon se nderon Perëndinë», nëse zgjedh të përdorë kozmetikë, do të përpiqet që fytyra e saj të zbulojë shenjat karakterisike të një mendjeje të shëndoshë, të butësisë, dashamirësisë dhe modestisë. Këto cilësi do ta rritin më shumë nurin dhe bukurinë e saj. Në fakt, qoftë që zgjedh të përdorë makijazh, qoftë jo, një grua do të shfaqë dinjitet dhe bukuri të brendshme. Kjo do të pasqyrojë njohurinë e saj se, ashtu si thonë fjalët e Pjetrit të cituara më sipër, ekziston diçka më e mirë se kozmetika.—1. Timoteut 2:9, 10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo