BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/6 f. 32
  • Ta ruajmë emrin e mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta ruajmë emrin e mirë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/6 f. 32

Ta ruajmë emrin e mirë

STUDIMI me kujdes i një pikture të bukur mund të jetë një përvojë shpërblyese. Duke e vështruar me vëmendje, një person do të vërejë se si artisti ka përdorur qindra penelata për të aplikuar ngjyrime të ndryshme në kanavacë.

Në mënyrë të ngjashme, një emër i mirë nuk bëhet, si të thuash, vetëm me një të rënë të trashë peneli, por nga shumë veprime të vogla të bëra gjatë një periudhe kohe. Po, reputacioni ynë ndërtohet pak nga pak nëpërmjet veprave që bëjmë.

Nga ana tjetër, një penelatë në vendin e gabuar mund t’ia humbë vlerën një pikture. Po kështu është edhe me emrin tonë. Mbreti i mençur Solomon tha: «Është marrëzia e njeriut tokësor ajo që e shtrembëron udhën e tij.» (Proverbat [Fjalët e urta] 19:3, BR) Për ta njollosur një reputacion të mirë mjafton një e ashtuquajtur marrëzi e vogël, si për shembull, një shpërthim i dhunshëm zemërimi, një lëshim jo i përkorë ndaj pijeve alkoolike ose një veprim jo i dëlirë nga ana seksuale. (Fjalët e urta 6:32; 14:17; 20:1) Sa jetësore është pra, që të përpiqemi të fitojmë një emër të mirë dhe të punojmë me zell për ta ruajtur atë!—Krahaso Zbulesën 3:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo