BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/3 f. 32
  • Vendoset përsëri emri i Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vendoset përsëri emri i Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/3 f. 32

Vendoset përsëri emri i Perëndisë

«PAS vitesh të tëra e ndoshta shekujsh që emri Jehova është hequr nga Biblat, dëshmitarët e tij të ditëve moderne përbëjnë fenë e vetme të krishterë që merr qëndrim për të vendosur përsëri tetragramin.»a

Fjalët e mësipërme janë shkëputur nga libri Jehovai në judaizëm dhe në krishterim (Jeová dentro do judaísmo e do cristianismo), i shkrimtarit brazilian Asis Brazil. Por mund të lindë një pyetje: Ndonëse disa përkthime të Biblës e përdorin emrin hyjnor në një formë ose në një tjetër, pse fetë e tjera e kanë hequr atë nga Biblat e tyre? «Emri i Perëndisë u hoq,—thotë Brazil,—ose për shkak të besëtytnisë . . . , ose të motiveve të fshehta apo nga dëshira për të lartësuar emrin e Jezuit dhe të nënës së tij, Marisë.»

Megjithatë, z. Brazil thekson: «Heqja e emrit [hyjnor] është korrigjuar plotësisht në gjuhën portugeze nga Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta.» Si është bërë kjo? Në këtë Bibël, emri Jehova është vendosur përsëri në vendin që i përket me të drejtë. Në Përkthimin Bota e Re emri Jehova shfaqet mbi 7.200 herë.

Që nga dalja e tij për herë të parë, janë shpërndarë më shumë se gjashtë milionë e gjysmë kopje të këtij përkthimi modern, fjalë për fjalë, në gjuhën portugeze. Kështu, një gazetar, duke shkruar në gazetën braziliane Diário do Nordeste (E përditshmja Verilindore), u nxit të pyeste: «A e dini se Perëndia ka një emër?» Falë këtij përkthimi modern të Biblës, tani miliona njerëz mund të përgjigjen: «Po. Emri hyjnor është Jehova.»

[Shënimi]

a Në gjuhën hebraike, emri i Perëndisë shkruhet יהוה. Këto katër germa (që lexohen nga e djathta në të majtë) i quajnë në përgjithësi Tetragrami.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo