BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/2 f. 32
  • «Ndjeva atmosferën paqësore»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ndjeva atmosferën paqësore»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/2 f. 32

«Ndjeva atmosferën paqësore»

NË NJË kongres të organizuar nga Dëshmitarët e Jehovait erdhi një burrë që fliste gjermanisht, me qëllim që të «spiunonte» Dëshmitarët. Përse? Synimi i tij ishte që të «demaskonte këtë sekt dhe të shpëtonte miqtë e tij nga rruga e gabuar». Pasi ndoqi kongresin, ai u shkroi miqve të tij letrën e mëposhtme:

«Kur iu afrova vendit të kongresit, pyeta veten nëse ishte ky vendi i duhur apo jo. Nuk më zuri syri asnjë njeri përjashta dhe përtokë nuk kishte asnjë kanoçe birre ose mbeturina të tjera. Kur shkova më afër, pashë dy zotërinj në hyrjen e stadiumit. Ata më përshëndetën dhe më lejuan të hyja.

Prisja të dëgjoja zhurmat e mijëra njerëzve që mendoja se ishin atje, por ambienti ishte shumë i qetë. ‘Epo,—mendova,—me sa duket ka vetëm një grusht njerëzish të shpërndarë në stadium.’

Kur hyra, menjëherë më tërhoqi vëmendjen një dramë që po luhej në platformë. Vetëm më vonë e kuptova që stadiumi ishte mbushur në kapacitetin e tij të plotë me mijëra dëgjues të vëmendshëm. Ndjeva atmosferën paqësore. Ajo që dëgjova, pashë dhe ndjeva gjatë pjesës tjetër të kongresit më la mbresa të thella.

Duke u përzier me Dëshmitarët, nuk mund të mos vëreja fytyrat e tyre të lumtura dhe shprehjet e dashurisë. Papritur, nuk munda ta ndrydhja mendimin: ‘Këta janë vërtet populli i Perëndisë!’»

Në vend se ‘të shpëtonte miqtë e tij nga rruga e gabuar’, i riu u kërkoi atyre që të studionin Biblën me të. Rezultati? Sot, ai është një plak i krishterë. Së bashku me familjen, ai është aktiv në një nga kongregacionet në Zug, Zvicër.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo