BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/2 f. 3
  • A po mendon për martesën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po mendon për martesën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Material i ngjashëm
  • A mund t’i bëjë ballë stuhisë martesa?
    Zgjohuni!—2006
  • Martesa mund të jetë e suksesshme në botën e sotme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Sikur martesa të jetë në buzë të thyerjes
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Çfarë thotë Bibla për martesën?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/2 f. 3

A po mendon për martesën?

Po ta krahasojmë fenomenin global të divorcit me një tërmet, në epiqendër do të ishin Shtetet e Bashkuara. Në një nga vitet e kaluara, atje morën fund më shumë se një milion martesa me një mesatare prej dy martesash çdo minutë. Por ti mund të jesh i vetëdijshëm se Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak të veçantë në mjerimin e tyre martesor.

SIPAS një studimi, përqindja e divorceve në Angli dhe Uells, Francë, Greqi, Holandë dhe në Kanada, është dyfishuar që nga viti 1970.

Kemi çdo arsye për të besuar se shumica e çifteve martohen sepse e dashurojnë njëri-tjetrin dhe duan ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së bashku. Por, mjerisht, ëndrra për një martesë të lumtur shpesh mbetet vetëm e tillë, një ëndërr. Pasi ndeshen me realitetin, shumë prej tyre thonë se janë martuar tepër shpejt, janë martuar me personin e gabuar ose të dyja së bashku.

Pse dështojnë kaq shumë martesa? «Arsyeja kryesore është mungesa e përgatitjes»,—thotë autorja e një libri mbi argumentin e shoqërimit për t’u njohur. Ajo shton: «Kur kam të bëj me çifte që gjenden në vorbullën e problemeve martesore, më pushtojnë dy ndjenja: dhembshuria dhe zemërimi. Ndiej dhembshuri, sepse atyre nuk u janë plotësuar ëndrrat për një marrëdhënie të kënaqshme reciproke. Ndiej zemërim për shkak të padijes së tyre lidhur me ndërlikimin e kësaj pune.»

Në fakt, shumë njerëz martohen duke pasur pak ose duke mos e pasur fare idenë se si të arrijnë një martesë të suksesshme. Megjithatë, kjo gjë nuk na habit shumë. Një mësues vërejti: «Sa nga të rinjtë tanë mbarojnë universitetin duke studiuar sjelljen e minjve dhe të hardhucave, por nuk dinë asgjë për sjelljen e dy njerëzve të quajtur bashkëshort dhe bashkëshorte?»

A po mendon për martesën, qoftë për mundësinë e martesës në të ardhmen, qoftë për martesën në të cilën gjendesh tani? Nëse po, duhet ta dish se një marrëdhënie e jetës reale është shumë e ndryshme nga ajo e paraqitur nëpër filma, në programet televizive dhe në romanet me dashuri. Në të njëjtën kohë, martesa e dy njerëzve të pjekur që e dashurojnë me të vërtetë njëri-tjetrin mund të konsiderohet një bekim nga Perëndia. (Fjalët e urta 18:22; 19:14) Atëherë, si mund të jesh i sigurt se je i përgatitur për të plotësuar kërkesat e martesës? Cilët faktorë duhet të marrësh në konsideratë kur zgjedh partnerin? Ose, nëse je i martuar, si mund ta shtosh mundësinë për të gjetur lumturi të qëndrueshme në martesën tënde?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo