BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/2 f. 32
  • «Stërvite djalin»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Stërvite djalin»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/2 f. 32

«Stërvite djalin»

KOPSHTARIA e suksesshme kërkon shumë më tepër sesa të hedhësh kuturu disa farëra në tokë dhe të kthehesh pas disa muajsh për të korrur. Duhet shumë punë e palodhur që me përgatitjen e dheut, mbjelljen e farërave, ujitjen dhe kujdesin për bimët, me qëllim që ato të arrijnë zhvillimin e plotë.

Ky proces mund ta ilustrojë shumë mirë vërtetësinë e Fjalëve të urta 22:6: «Stërvite djalin sipas rrugës për të; edhe kur të plaket, ai nuk do të largohet prej saj.» (BR) Në fakt, stërvitja prindërore është një faktor kryesor në rritjen me sukses të fëmijëve.

Por, në botën e sotme toleruese, shumë prindër nuk ia vënë veshin kësaj këshille. Kur prindërit ndjekin arsyetimin e përgjithshëm se fëmijët duhet të mësojnë t’i zgjidhin vetë problemet, shpesh ata i lënë fëmijët e tyre që t’ia dalin mbanë vetë. Kjo rrugë veprimi i lë shumë të rinj të prekshëm nga ndikimi i dëmshëm i individëve pa parime e të paskrupull.—Fjalët e urta 13:20.

Sa më mirë është që prindërit t’i ngulitin parimet e krishtere te fëmijët e tyre nëpërmjet stërvitjes së perëndishme që në moshë të hershme! Sa të hershme? «Që nga foshnjëria»,—thotë apostulli Pavël. Kështu ndodhi me të riun Timote. Nëna e tij Eunika dhe gjyshja Loide ia ngulitën «shkrimet e shenjta» Timoteut, kështu që ai ‘mësoi’ dhe ‘u bind për t’i besuar’. Rezultati? Kjo stërvitje luajti një rol jetësor për ta bërë atë ‘të mençur për shpëtimin’.—2. Timoteut 1:5; 3:14, 15, BR.

Po ashtu edhe sot, prindërit që ‘nuk dorëzohen për të bërë atë që është e shkëlqyer’ do të korrin shpërblime të pasura nëse ‘nuk lodhen’. (Galatasve 6:9, BR) Mbreti i mençur Solomon thotë: «I ati i një të drejti do të gëzohet padyshim.»—Fjalët e urta 23:24, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo