BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/1 f. 32
  • «I lartë si një cedër në Liban»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «I lartë si një cedër në Liban»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/1 f. 32

«I lartë si një cedër në Liban»

NË MALET e bukura të Libanit rriten pemë që janë të njohura si Arz Ar-rab, që do të thotë «Cedrat e Zotërisë». Këto pemë hijerënda gjithnjë të gjelbra, të cilat njëherë e një kohë mbulonin malet, përmenden në Bibël rreth 70 herë, më shumë se çdo pemë tjetër.

Për të përshkruar cedrat hijerëndë të Libanit, Shkrimet përdorin fjalët «i zgjedhur» dhe «madhështor». (Kantiku i Kantikëve 5:15; Ezekieli 17:23) Përmasat e cedrit dhe rezistenca e drurit të tij kanë bërë që ai të preferohet prej kohësh për ndërtimin e shtëpive dhe të anijeve, si edhe për bërjen e orendive. Aroma dhe ngjyra e kuqe e ndezur e drurit janë shumë tërheqëse dhe përmbajtja e lartë e rrëshirës e bën atë rezistent ndaj kalbjes dhe ndaj dëmtimit të insekteve. Pemët janë marramendësisht të larta dhe masive, duke arritur një lartësi prej 37 metrash dhe një perimetër rreth 12 metra e kanë rrënjë të thella e të forta. Nuk habitemi që disa specialistë të sotëm pyjesh e kanë përshkruar atë si «lavdia kurorëzuese e botës bimore»!

Shkrimtari biblik Ezekieli në mënyrë profetike e krahasoi Mesinë me një filiz cedri, të cilin vetë Perëndia e mbjell. (Ezekieli 17:22) Në fakt, fjala hebraike për «cedër» vjen nga një rrënjë që do të thotë «të jesh i paepur». Sot, ithtarët e Mesisë, Jezu Krishtit, duhet të «qëndrojnë të paepur në besim, . . . të bëhen të fuqishëm», si një cedër i lartë elastik. (1. Korintasve 16:13, BR) Si mund të arrihet kjo? Duke u rezistuar në mënyrë të paepur ndikimeve jo të krishtere dhe duke qëndruar të palëkundur në një udhë integriteti dhe devocioni hyjnor. Ata që veprojnë kështu përshkruhen në Bibël si «i drejti . . . [që] bëhet i lartë si një cedër në Liban».—Psalmi 92:12, The New English Bible.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo