BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/12 f. 32
  • A do t’ia vësh veshin paralajmërimit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do t’ia vësh veshin paralajmërimit?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/12 f. 32

A do t’ia vësh veshin paralajmërimit?

MË 19 maj 1997, një ciklon përfshiu mbarë rajonin e Çitagongut në Bangladesh. Në qytetin Koks Bazar u regjistruan erëra me një shpejtësi prej pothuajse 250 km/orë. Në zonat fshatare, kasollet prej kashte u zhdukën, duke sheshe togje të vogla balte në vendet ku dikur ndodheshin ato. Pemët dhe shtyllat telegrafike u shkulën fare, ndërsa disa të tjera u ndanë më dysh si fije shkrepseje. Një kryeartikull në gazetën Bhorar Kagoj thoshte se nga cikloni vdiqën 105 veta.

Buletini metereologjik njoftoi për drejtimin e përafërt të ciklonit pothuajse 36 orë më parë. Pa dyshim që shpëtuan shumë jetë, sepse qindra mijë njerëz u futën në strehime prej betoni kundër ciklonit.

Që prej më shumë se njëqind vjetësh Dëshmitarët e Jehovait janë duke njoftuar mbi lajmin për një katastrofë të afërt që do të jetë shumë më shkatërrimtare se çfarëdo cikloni. Bibla e quan atë «dita e madhe dhe e frikshme e Jehovait». (Joeli 2:31, BR) Duke ua vënë veshin mesazheve profetike të paralajmërimit, të cilat gjenden në Bibël, ne mund t’i shpëtojmë tërbimit të kësaj dite.—Sofonia 2:2, 3.

Jo, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë shpallës të dënimit. Mesazhi i tyre është mesazh shprese. Ata dëshirojnë t’i ndihmojnë njerëzit që të mësojnë rreth Mbretërisë së Perëndisë, e cila së shpejti do ta çlirojë tokën nga çdo padrejtësi. Fjala e Perëndisë, Bibla, na thotë: «Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më. Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.»—Psalmi 37:10, 11.

[Burimi i figurës në faqen 32]

OBSH/Shoqata e Kryqit të Kuq

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo