BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/12 f. 32
  • Dashuri më e madhe se dashuria e një nëne

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dashuri më e madhe se dashuria e një nëne
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/12 f. 32

Dashuri më e madhe se dashuria e një nëne

NËPËR stacionet e metrove, në banjat publike ose në rrugët plot njerëz, nënat po braktisin foshnjat e tyre të sapolindura. Disa herë, mbledhësit e mbeturinave kanë gjetur edhe nëpër kosha plehrash foshnja të vogla, të lodhura duke qarë për nënat e tyre. Sipas gazetës O Estado de S. Paulo, «rastet e foshnjave të braktisura nëpër rrugë janë në rritje». Sigurisht, nënës së re mund t’i vijë keq më vonë për vendimin e saj. Gjithsesi, ajo e bën këtë veprim, edhe pse mund t’i kushtojë jetën fëmijës së saj.

Ti mund të pyesësh: ‘Si ka mundësi që një nënë ta çojë nëpër mend braktisjen e foshnjës së saj në një të ardhme të pasigurt?’ Bibla e përdor këtë situatë të trishtueshme si një metaforë për të bërë një kontrast të fortë me ndjenjat e Krijuesit tonë ndaj atyre që i përkasin atij: «A mund ta harrojë një grua foshnjën e saj të gjirit që të mos ndiejë përdëllim për birin e barkut të saj? Edhe këto gra mund të harrojnë, por unë vetë nuk do të të harroj.»—Isaia 49:15, BR.

Vërtet, Perëndia ka një dashuri të thellë për ne dhe tregon ndjeshmëri ndaj nevojave tona më shumë se çdo nënë njerëzore. I ri apo i rritur qofsh, cilido qoftë problemi që përballon, nuk je i vetëm. Krijuesi yt dëshiron të të ndihmojë dhe interesohet për mirëqenien tënde. Për ta shprehur me fjalët e psalmistit, «në rast se vetë ati im dhe vetë nëna ime do të më linin, madje vetë Jehovai do të më merrte».—Psalmi 27:10, BR.

Në mbarë botën revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! botohen për të siguruar njohuri për «të vetmin Perëndi të vërtetë», Jehovain dhe për Birin e tij, Jezu Krishtin, njohuri që mund të nënkuptojë jetë të përhershme për ata që e marrin me vlerësim atë.—Gjoni 17:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo