BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/11 f. 28
  • Ruhu nga «simonia»!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ruhu nga «simonia»!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/11 f. 28

Ruhu nga «simonia»!

SIMONI nga Samaria vlerësohej shumë në komunitetin e tij. Ai jetoi në shekullin e parë të e.s. dhe njerëzit ishin kaq të magjepsur nga praktikimi që u bënte ai arteve magjike, saqë për të thoshin: «Ky burrë është Fuqia e Perëndisë, e cila mund të quhet E Madhe.»—Veprat 8:9-11, BR.

Megjithatë, pasi u bë i krishterë i pagëzuar, Simoni vuri re një fuqi shumë më të madhe sesa ajo që shfaqte ai më parë. Ishte fuqia që u ishte dhënë apostujve të Jezuit, duke u bërë të mundur t’u jepnin të tjerëve dhuratat e mbinatyrshme të frymës së shenjtë. Kjo i kishte lënë kaq mbresa Simonit, saqë u ofroi apostujve para dhe u kërkoi: «Ma jepni edhe mua këtë autoritet, që kushdo mbi të cilin shtrij duart e mia, të marrë frymën e shenjtë.»—Veprat 8:13-19, BR.

Apostulli Pjetër e qortoi Simonin, duke i thënë: «Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë. Ti nuk ke as pjesë, as short në këtë gjë, sepse zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë.»—Veprat 8:20, 21.

Nga ky tregim i Biblës vjen fjala «simoni», e cila është përkufizuar si «mëkati i blerjes ose i shitjes së pozitave apo gradave në kishë». New Catholic Encyclopedia pranon se sidomos nga shekulli i 9-të deri në shekullin e 11-të, «simonia përshkoi manastiret, klerin e ulët, peshkopatën e madje edhe papatin». Botimi i nëntë i The Encyclopædia Britannica (1878) vëren: «Një studim i historisë së mbledhjeve të kardinalëve për zgjedhjen e papës e bind studentin se nuk është bërë ndonjëherë një zgjedhje pa u ndotur nga simonia, ndonëse në shumë raste simonia e praktikuar në këto mbledhje ka qenë nga më të rëndat, më të turpshmet dhe më të hapurat.»

Sot, të krishterët e vërtetë duhet të ruhen nga simonia. Për shembull, disa mund t’i mbytin me lavdërime të tepruara ose me dhurata bujare ata që mund t’u japin privilegje të tjera. Anasjelltas, ata që mund t’i japin privilegje të tilla, mund të mbajnë me hatër ata që janë në gjendje dhe shpesh të zellshëm, për t’i mbushur me dhurata. Që të dyja rastet kanë të bëjnë me simoninë dhe Shkrimet e dënojnë në mënyrë të qartë një qëndrim të tillë. «Prandaj, pendohu për këtë të keqe tënden,—e nxiti Pjetri Simonin,—dhe përgjëroju Jehovait që, nëse është e mundur, mashtrimi i zemrës sate [«ky ‘makinacion’ yti», New Jerusalem Bible] të të falet, sepse shoh që je një vrer helmues dhe një lidhje padrejtësie.»—Veprat 8:22, 23, BR.

Lumturisht, Simoni e kuptoi se sa e rëndë ishte dëshira e tij e gabuar. Ai iu lut apostujve: «Ju burra, përgjërojuni për mua Jehovait, që mbi mua të mos bjerë asnjë prej gjërave që keni thënë.» (Veprat 8:24, BR) Duke ia vënë veshin mësimit të rëndësishëm që përmban ky tregim, të krishterët e vërtetë përpiqen të shmangin çdo shenjë të simonisë.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo