«Ne katolikët kemi shumë ç’të mësojmë prej tyre»
KËSHTU u shpreh për Dëshmitarët e Jehovait një mësuese e shkollës së mesme në Bari të Italisë, gjatë mësimit mbi historinë e fesë. Kjo mësuese u kishte thënë nxënësve se si mjete ndihmëse për mësimin do të përdorte videokaseta. Sapo dëgjoi këtë, një nxënës, Roberto 18-vjeçar, sugjeroi që në bisedë të përfshihej edhe feja e tij. Ai i ofroi mësueses videon Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit. Ajo e pranoi ofertën e Robertos dhe videon e pa e tërë klasa prej rreth 30 nxënësish. «Të gjithëve u bëri përshypje uniteti, organizimi dhe dashuria e thellë që mbizotëron mes Dëshmitarëve të Jehovait,—thotë Roberto.—Ata u habitën edhe më shumë kur morën vesh se çdo muaj shtypen 40 milionë revista Kulla e Rojës dhe 36 milionë Zgjohuni!»
«S’ma merrte mendja të ishit kaq të organizuar»,—thanë disa nga shokët e klasës së Robertos, pasi panë videon. Në lidhje me Dëshmitarët e Jehovait, mësuesja i tha klasës: «Vëreni se si besimi i tyre i nxit të jenë kaq të bashkuar dhe të organizuar. Ne katolikët kemi shumë ç’të mësojmë prej tyre.» Videoja dhe biseda që pasoi në klasë ndihmuan shumë për t’i kuptuar edhe më mirë Dëshmitarët e Jehovait.