BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/9 f. 32
  • Një Bibël e re në greqishten moderne

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një Bibël e re në greqishten moderne
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/9 f. 32

Një Bibël e re në greqishten moderne

PËR ata që ishin mbledhur në Kongresin Krahinor «Besim në Fjalën e Perëndisë» në Greqi, 23 gushti i vitit 1997 ishte një ditë speciale. Në mbyllje të sesionit të pasdites, u prezantua një Bibël e re: Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta në greqishten moderne. Auditori i befasuar u përgjigj menjëherë me lot gëzimi dhe me duartrokitje të zgjatura.

Duke filluar që nga viti 1905, Dëshmitarët e Jehovait kishin përdorur një përkthim Bible të shekullit të 19-të, e cila ishte botuar nga një klerik ortodoks grek. Kjo Bibël u doli e dobishme atyre për shumë vjet. Por, nga disa kohë Dëshmitarët e Jehovait kishin filluar të ndienin nevojën për një përkthim të Biblës që ishte më i saktë dhe më i lehtë për t’u kuptuar. Në vitin 1993, ata qenë të lumtur të merrnin një version grek të Përkthimit Bota e Re të Shkrimeve të Krishtere Greke. Sidoqoftë, tani ata ishin të mbushur me gëzim për faktin që e kishin të gjithë Biblën në greqishten moderne.

Një Dëshmitare me çmueshmëri e quajti Përkthimin Bota e Re, «një poemë, një fllad të butë që mban zërin e Jehovait, të cilin për herë të parë mund ta kuptojmë me qartësi në gjuhën tonë». Disa prej tyre filluan ta lexonin Biblën e tyre të re sapo mbërritën në shtëpi. Një kongresist i entuziazmuar nuk e lëshoi nga duart Biblën deri në orën një të mëngjesit, kur kishte mbaruar së lexuari komplet librin e Jobit!

Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta në greqisht është rezultat i një pune të palodhur shtatëvjeçare. Në një letër që u mor shkruhej: «Mund të jeni të sigurt se Përkthimi Bota e Re do të jetë një mbështetje e madhe për ne që të ndihmojmë njerëzit e sinqertë të mësojnë për Jehovain.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo