BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/4 f. 32
  • «Që prej foshnjërisë i ke njohur»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Që prej foshnjërisë i ke njohur»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/4 f. 32

«Që prej foshnjërisë i ke njohur»

SIPAS studimeve shkencore të kohëve të fundit, t’u flasësh foshnjave ndikon thellësisht në zhvillimin e trurit të tyre, duke përcaktuar aftësinë e tyre për të menduar, arsyetuar dhe për të zgjidhur probleme. Kjo është e vërtetë sidomos gjatë vitit të parë të jetës së foshnjës. International Herald Tribune thotë që tani disa bërës kërkimesh mendojnë se «numri i fjalëve që një foshnje dëgjon çdo ditë, veçohet si parathënësi më i rëndësishëm i inteligjencës, suksesit në shkollë dhe zotësisë shoqërore në të ardhmen».

Por, fjalët e thëna duhet të dalin nga një person. Duket se televizori ose radioja nuk e zëvendësojnë atë.

Një shkencëtare neurologe në Universitetin e Uashingtonit, në Siatël të SHBA-së, pohon: «Ne e dimë se lidhjet nervore formohen shumë herët në jetë dhe se truri i foshnjës pret në kuptimin e mirëfilltë përvoja, që të përcaktojë se si bëhen këto lidhje. Deri kohët e fundit, nuk e kuptonim se sa herët nis ky proces. Për shembull, foshnjat i kanë mësuar tingujt e gjuhës së tyre mëmë rreth moshës gjashtë muajshe.»

Kërkimet sfidojnë opinionin e përhapur se foshnjat do të ecin mbarë në aspektin intelektual, nëse u jepet thjesht shumë dashuri. Gjithashtu, ato nxjerrin në pah rëndësinë e prindërve në zhvillimin e fëmijës.

Kjo na sjell ndër mend fjalët e letrës së frymëzuar të apostullit Pavël drejtuar Timoteut: «Që prej foshnjërisë i ke njohur shkrimet e shenjta, të cilat kanë mundësi të të bëjnë të mençur për shpëtim.» Ka të ngjarë që shkrimet e shenjta, të cilat iu thanë Timoteut foshnjë nga nëna dhe gjyshja e tij besimtare, luajtën një rol kyç në zhvillimin e tij si shërbëtor i shkëlqyer i Perëndisë.—2. Timoteut 1:5; 3:15, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo