BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/3 f. 11
  • «Bibla me një gisht»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Bibla me një gisht»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Material i ngjashëm
  • Një moment historik për ata që e duan fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Përkthimi Bota e Re vlerësohet nga miliona njerëz në mbarë botën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Jehovai, Perëndia i komunikimit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Përkthimi Bota e Re
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/3 f. 11

«Bibla me një gisht»

I PARALIZUAR, pasi i kishte rënë pika e diellit, Jozef Sherëshevski mund të shkruante vetëm duke shtypur, me anë të përdorimit të një gishti. Por megjithatë, ai e arriti synimin e tij: të përkthente Biblën në gjuhën kineze, një prej gjuhëve më të vështira për t’u zotëruar nga një i huaj.

Hebre nga lindja, Sherëshevski bëri kërkime dhe e pranoi krishterimin kur ishte i rritur. Së fundi, u bë misionar në Kinë. Atje, ai mori pjesë në shumë projekte përkthimi, duke filluar që më 1866 dhe duke vazhduar deri në vitet e para të shekullit të 20-të. Për shkak të prejardhjes së tij hebreje, Sherëshevski e njihte gjuhën hebraike shumë më mirë sesa studiuesit e tjerë. Kështu, atij iu besua përkthimi i krejt Shkrimeve Hebraike. Nga fundi i karrierës së tij të gjatë, ai nxori edhe një përkthim në gjuhën kineze të të gjithë Biblës me referime.

Si një përkthyes i Biblës, Jozef Sherëshevski ishte një mbrojtës i flaktë i versioneve në gjuhën e thjeshtë. Por detyra e tij nuk ishte një detyrë e lehtë. Kontributi i tij për Biblën kineze është unik, thotë Libri i njëmijë gjuhëve, «sepse ishte shumë i gjithanshëm dhe u bë përballë shumë pengesave».

Pasi duart e Sherëshevskit u paralizuan, ai megjithatë, çau përpara në punën e tij. Të shtypje kërkonte përpjekje të mëdha, sepse ai kishte humbur përdorimin normal të duarve. Prandaj, ai e quajti këtë përkthim Bibla e tij me një gisht. Për të bërë atë përballë pengesave, Sherëshevski ngulmoi për 25 vjet. Duke mos u dorëzuar, ai mori pjesë në punën për ta bërë të kuptueshme Fjalën e Perëndisë në gjuhën kineze, gjuha e folur nga më shumë njerëz se çdo gjuhë tjetër.

[Burimi i figurës në faqen 11]

Të dyja pamjet: Me mirësjellje nga Arkivat e Shoqatës Biblike Amerikane

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo