Një kongres i lavdëruar «i rrallë»
NJË folës në radio, në Lima të Perusë, kishte rezerva serioze për Dëshmitarët e Jehovait. Megjithatë, pasi mori pjesë në njërin prej kongreseve të tyre krahinore, qëndrimi i tij ndryshoi në mënyrë dramatike. Në fakt, atij i bëri kaq përshtypje, sa u shprehu disa komente të favorshme dëgjuesve të tij të radios. Fragmentet e mëposhtme janë marrë nga ato që tha ai:
«Kongresi ishte vërtet i rrallë. Nuk kishte asnjë copë letre përtokë dhe asnjë shitës rreth e rrotull. Nuk kishte asnjë bllokim trafiku. Pesëmijë e dyqind njerëz shkuan në stadium me shpenzimet e veta, secili i armatosur me kova, lecka për të larë dhe për të marrë pluhurat, kaci, fshesa, furça, doreza dhe detersiv, për të larë dhe për të fërkuar vendin. Aty ku kishte nevojë për lyerje, ata shkuan më përpara dhe lyen. Po nga erdhën këto para? Erdhën nga ata vetë! Kur marrin vesh se duhet bërë diçka, të gjithë ata futin menjëherë duart në xhep për të dhënë çfarë kanë. E pra, po ju them se kur është fjala për gjëra të tilla, Kisha Katolike bie në gjumë. Dëshiroj të përgëzoj Dëshmitarët e Jehovait dhe bashkërenduesit e kësaj ngjarjeje. Nga thellësia e zemrës, dëshiroj t’u them: ‘Perëndia ju ndihmoftë dhe ju bekoftë!’»
Këtë vit, nëpër qytetet anembanë botës, Dëshmitarët e Jehovait do të gëzojnë kongresin krahinor «Mënyra hyjnore e të jetuarit». A do të jesh i pranishëm?
[Diçitura në faqen 32]
«Nuk kishte asnjë copë letre përtokë»